Të gjithë sytë nga Messi, Argjentina luan sonte për kualifikim

Të gjithë sytë nga Messi, Argjentina luan sonte për kualifikim

08:52, 30/11/2022
A+ Aa A-

Kupa e Botës vazhdon sot me katër ndeshje të tjera, me gjithë vëmendjen që shkon tek Argjentina e Leo Messit.

Xhiroja e tretë e fazës së grupeve në Kampionatin Botëror po vazhdon, me ditën e sotme që numëron katër ndeshje në orar.

Grupi C dhe Grupi D do të mësojnë nga dy skuadra që do të shkojnë më tej.

Deri tani, vetëm Franca nga këto dy grupe e ka të sigurt biletën.

Argjentina duhet të sigurojë biletën e saj përballë Polonisë së Robert Lewandowskit, në një grup mjaft të ndërlikuar.

Argjentinë-Poloni luhet në orën 20:00, ashtu sikurse edhe Arabi-Meksikë, ndërsa në orën 16:00 do të luhen Australi-Danimarkë dhe Tunizi-Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco