Granit Xhaka jep këtë përgjigje kur pyetet për Serbinë: Nuk ka rëndësi nëse...

Granit Xhaka jep këtë përgjigje kur pyetet për Serbinë: Nuk ka rëndësi nëse...

11:40, 29/11/2022
A+ Aa A-

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, pas humbjes së ekipit të tij ndaj Brazilit (0-1).

I pyetur nëse do të ketë një motiv shtesë kundër Serbisë, Xhaka tha: “Për mua nuk ka rëndësi nëse luaj kundër Serbisë, Brazilit apo Kamerunit. Unë jam profesionist, si të tjerët këtu. Gjithmonë angazhohem njësoj”.

Ai nuk mund të krahasojë Serbinë katër vjet më parë dhe tani.

“Është e vështirë të thuash. Serbia ka kualitete më të ndryshme se Brazili, por Serbia e ka Mitroviçin, është i rrezikshëm në krahë”.

Xhaka i shmanget pyetjeve lidhur me ndeshjen e fundit mes Zvicrës dhe Serbisë (në vitin 2018).

“Nuk ka asgjë nga ajo histori. Ne jemi Zvicra, ata janë Serbia, ne jemi këtu për të luajtur futboll. Le të fitojë më i miri”, ka përfunduar Xhaka.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco