Kampionati Botëror me ndryshime në orar, këto janë katër ndeshjet e sotme

Kampionati Botëror me ndryshime në orar, këto janë katër ndeshjet e sotme

10:43, 29/11/2022
A+ Aa A-

Kupa e Botës do të vijojë edhe sot me ndeshje interesante në kuadër të fazës së grupeve.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në ditët e para, ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:00 dhe 20:00.

Në orën 16:00 do të luajnë Ekuadori me Senegalin dhe Holanda me Katarin, kurse në mbrëmje Anglia me Uellsin dhe SHBA me Iranin.

Grupi A ende ka dilema të pazgjidhura për skuadrat që do të kalojnë më tej, kur dihet se Senegali, Ekuadori dhe Holanda garojnë për t’u kualifikuar, teksa Katari është eliminuar nga gara.

Në grupin tjetër është pothuajse gjithçka e pazgjidhur, pasi të gjitha skuadrat, matematikisht kanë shanse kualifikimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco