Ronaldo si Maradona, ‘Flokët e Zotit’ bëhet trend në rrjetet sociale

Ronaldo si Maradona, ‘Flokët e Zotit’ bëhet trend në rrjetet sociale

10:19, 29/11/2022
A+ Aa A-

Termi “Flokët e Zotit” ka filluar të shfaqet në Twitter pasi Cristiano Ronaldo u përpoq të pretendonte se goli ishte i tij dhe jo i Bruno Fernandes.

Në stilin tipik të super-fansave të portugezit, mbështetësit e tij nuk kanë humbur kohë për të hedhur mbështetjen e tyre pas tij duke e krahasuar aktin e tij me “Dorën e Zotit” të legjendarit Diego Armando Maradona.

Nga pamjet ekstreme të afërta që tregojnë fijet e flokëve të tij që gërvishtin topin deri te disa meme gazmore, disa nga ndjekësit e Ronaldos kanë shkuar përtej dhe për të provuar se njeriu i tyre ka shënuar në të vërtetë.

Tifozët e futbollit anembanë globit nuk mund të vendosin nëse sulmuesi duhej të ishte golashënuesi apo jo në golin e parë në ndeshjen e Portugalisë kundër Uruguait në Botëror.

Kur shoku i skuadrës së Portugalisë, Fernandes, krosoi në zonë, Ronaldo u ngrit në ajër dhe u duk se ka goditur topin me kokë.

Në fund, pas një inspektimi më të afërt, zyrtarët menduan se ai nuk u prek fare, kështu që emri i Fernandes përfundimisht u shfaq në listën e shënuesve.

Në mënyrë të pabesueshme, edhe termi ‘Flokët e Zotit’ ka filluar të përhapet.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco