Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Shkeli rregulloren, Mbappe do të gjobitet nga FIFA

Shkeli rregulloren, Mbappe do të gjobitet nga FIFA

14:44, 28/11/2022
A+ Aa A-

Kylian Mbappe pritet të sanksionohet nga FIFA pasi refuzoi të flasë me mediat për ndeshjen e dytë radhazi në Kampionatin Botëror.

Sulmuesi shënoi dy gola për Francën në një fitore të merituar 2-1 ndaj Danimarkës dhe vulosi vendin e saj në fazën eliminatore në Katar.

Sidoqoftë, Mbappe refuzoi të ndalonte dhe të fliste me mediat në zonën mikse pas çdo ndeshje dhe kjo do të thotë se ai dhe Federata Franceze e Futbollit do të gjobiten nga FIFA, organi qeverisës i futbollit botëror.

Pas fitores ndaj Danimarkës, kapiteni Hugo Lloris foli për mediat së bashku me shokët e skuadrës Aurelien Tchouameni, Antoine Griezmann, Jules Kounde, Olivier Giroud, Dayot Upamecano dhe Raphael Varane, por Mbappe eci drejt e pa u ndalur.

Federata Franceze u paralajmërua pasi Mbappe nuk u paraqit për intervistë pas fitores ndaj Australisë se nëse e njëjta gjë do të përsëritej më vonë në turne, ata do të gjobiteshin, gjë që duket se do të ndodhë.

Ka të ngjarë që Federata France e Futbollit dhe Mbappe të ndajnë gjobën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco