Këto janë 4 ndeshjet e ditës së sotme të Botërorit

Këto janë 4 ndeshjet e ditës së sotme të Botërorit

08:55, 28/11/2022
A+ Aa A-

Dita e djeshme e Botërorit prodhoi surpriza pafund, duke startuar me ndeshjen e orës 11:00 mes Japonisë dhe Kosta Rikës që përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të kostarikanëve, për të vijuar më pas te triumfi i Marokut ndaj Belgjikës, si dhe përmbysja me 4 gola e Kroacisë ndaj Kanadasë.

“Qershia mbi tortë” e mbrëmjes së djeshme ishte dueli mes Spanjës dhe Gjermanisë, e konsideruar si një finale e parakohshme që përfundoi në barazim 1-1.

Ndërkohë edhe dita e sotme rezervon 4 duele interesante.

Siparin do ta ngrejë përballja mes Kamerunit dhe Serbisë në orën 11:00, për të vijuar me Kore e Jugut-Ganë në orën 14:00.

Brazil-Zvicër do të jetë dueli më interesant i ditës së sotme.

Ndërkohë që Portugali-Uruguai do të mbyllë siparin e ditës së hënë. Një sfidë kjo që pritet të jetë mjaft e luftuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco