Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Surpriza dhe emocione, ja katër sfidat interesante të ditës së nesërme

Surpriza dhe emocione, ja katër sfidat interesante të ditës së nesërme

22:48, 27/11/2022
A+ Aa A-

Dita e sotme e Botërorit prodhoi surpriza pafund, duke startuar me ndeshjen e orës 11:00 mes Japonisë dhe Kosta Rikës që përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të kostarikanëve, për të vijuar më pas te triumfi i Markut ndaj Belgjikës, si dhe përmbysja me 4 gola e Kroacisë ndaj Kanadasë.

“Qershia mbi tortë” e mbrëmjes së sotme ishte dueli mes Spanjës dhe Gjermanisë, e konsideruar si një finale e parakohshme që përfundoi në barazim 1-1. Rezultatet e ditës së sotme duket se i kanë shkuar për shtat Gjermanisë, kryesisht fitorja e Kosta Rikës, teksa tashmë gjithçka është e hapur për sa i përket kualifikimit.

Ndërkohë edhe dita e nesërme rezervon 4 duele interesante. Siparin do ta ngrejë përballja mes Kamerunit dhe Serbisë në orën 11:00, për të vijuar me Kore e Jugut  – Ganë në orën 14:00. Brazil – Zvicër do të jetë dueli më interesant i ditës së nesërme. Ndërkohë që Portugali-Uruguaj do të mbyllë siparin e ditës së hënë. Një sfidë kjo që pritet të jetë mjaft e luftuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco