Nuk ka fitues në Spanjë-Gjermani, grupi E mbetet me llogari të hapura

Nuk ka fitues në Spanjë-Gjermani, grupi E mbetet me llogari të hapura

21:57, 27/11/2022
A+ Aa A-

Është mbyllur në barazim 1-1 supersfida mes Spanjës dhe Gjermanisë duke lënë gjithçka të hapur për sa i përket kualifikimit.

Pjesa e parë ishte me një ritëm të lartë, me Spanjën që goditi traversën me Dani Olmon dhe i shkoi pranë golit me Ferran Torres, që gaboi nga fare pranë, ndërsa gjermania u zgjua vetëm në minutat e fundit, duke shënuar një gol me Rudiger, por që u anulua shpejt nga VAR për një pozicion jashtë loje milimetrik.

Në pjesën e dytë Luis Enrique përdori kartën Alvaro Morata, i cili shumë shpejt dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë nga brenda zonës, duke trponditur jo pak gjermanët.

I ndodhur në këtë situatë, Flick kryen tre zëvendësime menjëherë, duke hedhur në fushë edhe qendërsulmuesin Fulkrug, i cili gjeti golin e barazimit në minutën e 33-të, duke provuar të ringjallë gjermanët.

Vërshëllima finale la në fuqi barazimin 1-1, që i shkon përshtat Spanjës, pasi mjafton të mos humbë ndeshjen e fundit ndaj Japonisë, për të vijuar më tej, megjithatë grupi E mbetet me llogari të hapura, pasi të 4 ekipet kanë shanse të avancojnë në fazën e 1/8-ave.

 

 

 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco