Katar 2022/ Rregullat e kualifikimit nga grupi nëse ekipet kanë pikë të barabarta

Katar 2022/ Rregullat e kualifikimit nga grupi nëse ekipet kanë pikë të barabarta

20:13, 27/11/2022
A+ Aa A-

Në Katar po luhen ndeshjet e dyta të fazës së grupeve të Kupës së Botës dhe shumë skuadra tashmë po llogarisin se si mund të kualifikohen për në 1/8 e finaleve. 

Mund edhe të ndodhë që të ketë disa skuadra me pikë të barabarta dhe për raste të tilla, FIFA e ka një (ose shumë) zgjidhje.

Sistemi kualifikues i fazës së grupeve të Kupës së Botës është shumë i thjeshtë. Kalojnë vetëm dy të parët e secilit grup. Prandaj, kriteri i parë është gjithashtu i lehtë: ata që arrijnë më shumë pikë në tre ndeshjet që luhen, shkojnë në raundin tjetër.

Kriteri i dytë është diferenca e golave ​​në grup. Kushdo që ka një golaverazh më të mirë do të ketë përparësi ndaj ekipit tjetër që ka të njëjtin numër pikësh.

Nëse edhe golaverazhi është barazim, futet në lojë kriteri i tretë: do t’i jepet përparësi skuadrës që ka shënuar më shumë gola në ndeshjet e grupit. Domethënë, në këtë rast nuk merren më në konsideratë golat e pësuar, por vetëm ato të shënuar.

Nëse edhe këtu ekipet janë me gola të barabartë, vjen kriteri i katërt: ndeshjet direkte ndërmjet skuadrave të barazuara.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco