Senegali fiton dhe rikthehet në lojë për kualifikim, Katari eleminohet

Senegali fiton dhe rikthehet në lojë për kualifikim, Katari eleminohet

16:04, 25/11/2022
A+ Aa A-

Senegali mposhti me rezultatin 3-1 Katarin, në sfidën e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës, duke u rikthyer kështu në lojë për fazën eliminatore të Kupës së Botës.

Fraksioni i parë i lojës ka qenë me pak raste, por senegalezët ishin më kërkues dhe në minutën e 41’ mundi i tyre u shpërblye. Boulaye Dia përfitoi nga një gafë e mbrojtjes së Katarit dhe kaloi Senegalin në avantazh.

Në minutat e para të pjesës së dytë, Senegali dyfishoi epërsinë. Jakobs pasoi për Diedhiou i cili i dhuron epërsinë e dyfishtë skuadrës së tij.

Edhe pse shumë prisnin që senegalezët ta përfundonin ndeshjen pa problem, Katari u zgjua dhe ngushtoi rezultatin në minutën e 78-të. Muntari përfitoi nga asistimi i Muhamedit dhe i riktheu shpresat mikpritësve të Kupës së Botës.

Megjithatë, festimi i tyre zgjati vetëm gjashtë minuta, sepse Dieng shfrytëzoi pasimin e Ndiaye për ta çuar rezultatin përfundimtar në 3-1.

Senegali tashmë ka tre pikë, njësoj si edhe kombëtaret e Holandës dhe Ekuadorit, të cilët duelin e xhiros së dytë do ta luajnë nga ora 17:00. Në turin e fundit Senegali do të luajë kundër Ekuadorit, ndërsa Holanda do të përballet me Katarin, që e ka mbyllur rrugëtimin e saj në Botëror, pavarësisht se si do të përfundojë ndeshja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco