Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Dramë në Katar: Arabia Saudite fiton me përmbysje ndaj Argjentinës

Dramë në Katar: Arabia Saudite fiton me përmbysje ndaj Argjentinës

13:09, 22/11/2022
A+ Aa A-

Në raundin e parë të Kupës së Botës, futbollistët e Arabisë Saudite mposhtën skuadrën favorite të Argjentinës me rezultat 2-1 në stadiumin 'Lusail Iconic', duke krijuar kështu një nga sensacionet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës.

Siç pritej, argjentinasit e nisën vrrullshëm ndeshjen, në të cilën ishin favoritë absolutë, dhe kaluan në avantazh në minutën e 10-të pasi Messi shënoi me qetësi nga pika e bardhë e penalltisë.

Argjentinasit vazhduan sulmet në pjesën tjetër të ndeshjes, por sauditët befasuan Messin dhe ekipin e tij duke e mbajtur mbrojtjen lart. Për këtë arsye ata i “kapën” argjentinasit shtatë herë në pozicion jashtë loje, dhe kjo rezultoi me tre gola të anuluar.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0 dhe gjithçka dukej se po shkonte ashtu siç duhej, pasi sauditët në pjesën e parë nuk bënë asnjë goditje në portën e kundërshtarit.

Image

Dhe më pas tronditje dhe mosbesim për argjentinasit. U kanë mjaftuar vetëm tre minuta lojë sauditëve për të barazuar. Al Buraikan asistoi mjaft mirë për Al Shehrit, i cili ia del edhe më mirë dhe ndëshkon portierin për 1-1.

Argjentinasit nuk arritën të rikuperoheshin nga tronditja fillestare dhe pesë minuta më vonë përjetuan një të re. Ishte një sulm i gjatë nga sauditët dhe në fund Al Dawsari mori topin diagonalisht nga e majta. Ai gjuajti në drejtim të portës dhe mundi Martinez, duke shpërthyer në festë tifozët sauditë.

Image

Ashtu siç pritej, Argjentina hodhi të gjitha letrat në sulm, por thjesht nuk ia dolën të çajnë murin e fortë të sauditëve. Më afër golit ishte Messi në fund të ndeshjes, por goditja me kokë ishte shumë e lehtë. Në fund, sauditët i përballuan të gjitha sulmet dhe me meritë arritën një fitore të madhe.

Në ndeshjen e dytë të Grupit C takohen Polonia dhe Meksika, teksa ndeshja e tyre është caktuar për sot në orën 17:00. Në turin e dytë, argjentinasit do të luajnë me Meksikën, ndërsa Arabia Saudite do të përballet me Poloninë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco