Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Holanda e nis Botërorin me fitore, Gakpo e Klaassen marrin tri pikët për ‘Tulipanët’

FOTO/ Holanda e nis Botërorin me fitore, Gakpo e Klaassen marrin tri pikët për ‘Tulipanët’

19:05, 21/11/2022
A+ Aa A-

Kombëtarja e Holandës e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës 2022.

Holandezët e Louis van Gaal kanë marrë fitore 0:2 në përballjen e parë në grup, kundër Senegalit,.

Ndeshja mes Senegalit dhe Holandës ishte ndeshja me intensitetin më të lartë në këtë turne, por që tregoi vetëm dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.

Përkundër shumë rasteve nga të dyja kombëtaret, i vetmi që regjistroi emrin e tij në listën e realizatorëve ishte Gakpo.

Image

Një harkim i mrekullueshëm i Frenkie de Jong në minutën e 84’ bëri që Gakpo ta çonte lehtë topin në rrjetë, me një goditje me kokë.

Rezultatin final e vulosi Klaassen, i cili një top të kthyer nga Mendy pas goditjes së Depay, e shtyu lehtë në rrjetë, në minutën e 90+8′.

Me këtë fitore, Holanda shkon në tri pikë, kurse Senegali mbetet me 0 pikë. Në të njëjtin grup me Holandën e Senegalin luajnë edhe Ekuadori me tri pikë dhe Katari me 0 pikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco