Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Jack Grealish e mbajti fjalën, pas golit në Botëror bëri kërcimin që i kishte premtuar tifozit

VIDEO/ Jack Grealish e mbajti fjalën, pas golit në Botëror bëri kërcimin që i kishte premtuar tifozit

18:39, 21/11/2022
A+ Aa A-

Jack Grealish ishte protagonisti i fitores së sotme të Anglisë ndaj Iranit me shifrat 6-2. Ai e nisi sfidën nga stoli, por ia doli të gjente rrugën e rrjetës në fundin e sfidës duke shënuar golin e parë në një Botëror në karrierë.

Edhe pse shënimi i një goli në një skenë të tillë është mjaft i veçantë, Grealish nuk e harroi premtimin që i kishte bërë pak ditë më parë një prej tifozëve të tij të zjarrtë, Finalay. Djaloshi i cili vuan pasojat e një paralize cerebrale, i kishte kërkuar futbollistit të Manchester Cityt që nëse shënonte, ta festonte me “kërcimin e krimbit”, ose duke tundur krahët.

Dhe Grealish nuk e ka harruar premtimin që i bëri duke i thënë se do ta festonte ashtu golin. Pasi festoi me shokët sot, ai u kthye nga tribuna dhe bëri kërcimin që i kishte kërkuar Finalay.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco