Basha premton: Do të luftojmë kundër vendosjes së TVSH dhe për votën e lirë

Basha premton: Do të luftojmë kundër vendosjes së TVSH dhe për votën e lirë

13:16, 11/10/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë sot para medias në një deklaratë për shtyp lidhur me rezultatet e fundit të Eurobarometrit sipas të të cilit, mbi 50 % e shqiptarëve duan të largohen nga vendi.

Basha premtoi se PD-ja do të angazhohet për të mos e lejuar largimin e shqiptarëve duke ndërmarrë si fillim dy nisma: Pengimin e vendosjes së tvsh-së për biznesin e vogël dhe garantimin e votës së lirë.

"Dje Barometri i Ballkanit konfirmon se gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi,- tha Basha, -  numër i cili është dyfishuar në katër vitet e fundit. Pra, për numrin e banorëve të cilët duan të largohen nga shtëpitë e tyre  jemi të parët në Ballkan, të parët në Europë dhe ndër të parët në botë.

Pse duan shqiptarët të ikin? Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend?

Motivi kryesor është gjendja e rënduar ekonomike. Barometri konfirmon se:

39 për qind e bashkëqytetarëve tanë nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të dritave.

43 për qind, pothuajse gjysma e shqiptarëve, nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpive.

30 për qind nuk paguajnë dot këstet e huasë.

30 për qind nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve bazë.

Por nga janari, jetesa do të jetë edhe më e vështirë, apo të themi më saktë mbijetesa, për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të konsumit, sepse Edi Rama do të fusë biznesin e vogël në skemën e pagesës së TVSH-së. Përfytyroni se sa do rritet numri i të pamundurve, dhe se sa akoma më të pamundur do ta kenë ata që ta mbyllin muajin.

Para kësaj gjendje dramatike, çdokush mund të pyesë, çfarë bën qeveria, çfarë bën kryeministri i një vendi kur sheh këto tregues? Kryeministri nuk do t’ia dijë, sepse nuk ka asnjë raport llogaridhënie me qytetarët, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë e të dhunuar, pa asnjë program, por me mashtrime të paketuara me propagandë.

Cila është rruga e daljes? 

Partia Demokratike do të luftojë fort kundër marrëzisë, çmendurisë të rritjes së TVSH. Ne do të paraqesim propozimet tona për të frenuar këtë çmenduri që do të çojë në rritjen e çmimeve të konsumit dhe rënien e të ardhurave buxhetore. Ne do ta vazhdojmë çdo ditë betejën kundër krimit të bërë njësh me qeverinë, kundër drogës dhe korrupsionit qeveritar.

Por çdo masë, çdo lëvizje, do të jetë e pamjaftueshme nëse nuk ndërhyhet me themel. Ndërhyrje me themel, do të thotë pikë së pari garantimi i votës së lirë. Vetëm me votën e lirë e të ndershme, një qeveri është e detyruar të japë llogari para njerëzve dhe nuk lejohet ta çojë vendin në greminë.

Sot, Edi Rama i jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar, sepse me ata e ruajti pushtetin dhe siguroi votën. Të dyshuarit kryesorë që ka qenë në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e Policisë së korruptuar të Edi Ramës, janë larguar dhe sot gjenden në një vend anëtar të Bashkimit Europian.

Vota e lirë do ta kishte shpëtuar vendin nga gremina, pas keqqeverisjes 4 vjeçare. Vota e lirë është e vetmja që do ta shpëtojë vendin, sepse i kthen pushtetin qytetarit, vendos rendin dhe ligjin. E çon buxhetin e shtetit për hapje të vendeve të punës dhe për kërkesat reale të njerëzve. Dhe është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar integrimin europian.

Ne na duhet të vendosim me votë të lirë që qeveria të japë llogari para qytetarit, që të mos rrisë taksat, ta bëjë vendin më të jetueshëm, dhe shqiptarët të mos mendojnë emigrimin si shpëtimin e tyre të vetëm. Ndryshe treguesit e Barometrit të Ballkanit vitin e ardhshëm, do të jenë akoma më dëshpërues për Shqipërinë.

Ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët të rimarrin në dorë të drejtën e tyre themelore, votën e lirë. Por ne kemi nevojë dhe i bëjmë thirrje çdo qytetari të bashkohet me ne në këtë betejë jetike për vendin, për familjet tuaja dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qazim11/10/2017 18:47

TVSH është tatim konsumi dhe paguhet nga konsumatoret. Tatimpaguesit e mbledhin atë nga blerësit dhe e derdhin në shtet, e keni fiksim te dezinformoni publikun ..

Besjan11/10/2017 18:45

Bizneset do te shpetoje nga vleresimi i arbitrar i Administrates tatimore per nivelin e Biznesit, pasi me heqjen e pragut te TVSH do te sjelle deklarimin e xhirove reale dhe jo fiktive

Mirjan11/10/2017 16:28

Heqja e pragut te kufirit per regjistrimin e TVSH-se do te ule informalitetin.

gazmend11/10/2017 16:28

Heqja e kufirit për regjistrimin në TVSH do te sjelle klasifikimin e drejte te bizneseve qe vertet jane biznes i vogel dhe qe perfitojne nga tatimi mbi fitimin.

Justi11/10/2017 16:27

Vetem 1 lider ka PD , ai esht Sali Berisha !

Petrit11/10/2017 16:26

Jam mjaft i zhgenjyer nga ju z.Basha, nuk transmetoni me besueshmeri

Majlinda 11/10/2017 16:24

Nuk je me i besueshem , shume genjeshtar me dukeni tani zBasha

elton11/10/2017 14:41

Basha shqetesohet per bizneset e veta se normal i perket asaj kategorie qe ishte mesuar mos paguante asgje te perfitonte qyl cdo gje sa per taksat pd-ja mos flasi kot se biznesi vogel nuk paguan asnje takse shtese dhe sa keto denoncimet e tjera eshte vete pd-ja partia qe perfaqeson eshte shkaktare e ketij llumi qe denoncon

Aliu11/10/2017 14:36

Qe Rama po shkaterron cdo gje, kjo duhet. Po ti nuk je per asgje, e jo me te rrezosh Ramen nga pushteti. Ti je fatkeqesia me e madhe e shqipetareve. Ne se shqipetaret do kishin besim te ty, do te duronin 4 vjet marrezite e Rames. Por ti nuk jep asnje shprese. Largohu nga PD qe te shpetoje Shqiperia.

lali11/10/2017 13:27

Kur do luftoni !? Kur mos ket mbetur gje tjeter veç pleqte? Vazhdoni luften demoktratiko-utopike ju. Nderkohe qe vendi po shkatrrohet perdite ju derdellisni vlerat demokratike. Vazhdoni luften ne boten e cudirave, se se keni kuptuar akoma qe ketu sjemi bruksel..

Shto koment

Denonco