Lajmi i fundit

TASK FORCE/ I korruptuar, fundi pa lavdi i Erion Veliajt

VIDEO/ Berisha: Ruçi të heqë dorë nga metodat hoxhiste! Kjo shumicë po tregon se dhjetori nuk e zë!

VIDEO/ Berisha: Ruçi të heqë dorë nga metodat hoxhiste! Kjo shumicë po tregon se dhjetori nuk e zë!

11:11, 05/10/2017
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për shtyrjen një javë të debatit për Komisionin e Reformës Zgjedhore në Kuvend.

Berisha, nga jashtë sallës së Kuvendit, i ka bërë thirrje kryetarit të Kuvendit të heqë dorë nga metodat hoxhiste dhe ka deklaruar se këtë shumicë parlamentare nuk ka për ta zënë muaji dhjetor nga frika dhe tmerri që ka:  

"Kjo shumicë po tregon, se dhjetorin, siç e ka nisur nga frika dhe tmerri, nuk e zë, - tha ai. - Kanë frikë nga fjala. Ç'po kërkon opozita?! Po kërkon që ky komision, në dritën edhe të raportit të OSBE/ ODIHR-it të mblidhen në diskutim, ndërkohë këta s’duan diskutim! Këta janë frikë nga fjala! 

Gramoz Ruçi po fut në parlament metodat e vjetra të policisë sekrete hoxhiste në drejtimin e saj. Dhe e paralajmëroj në mënyrën më serioze, të heqë dorë se janë absolutisht të patolerueshme...

...Më pyetet për deklaratën. Deklarata është kjo: Shqipëria ka një krye të meduzës së krimit të organizuar, dhe kreu i meduzës së krimit të organizuar është Edi Rama, dhe çdo deklaratë që i devijon kësaj absolutisht nuk e ndihmon luftën ndaj krimit por përkundrazi në një farë mënyre i jep strehë atij që është koka e meduzës," nënvizoi ish-Kryeministri.

Prononcimi i plotë i Berishës jashtë sallës së parlamentit dhënë për gazetarët: 

"Së pari ftoj mediat që të fokusohen me të gjithë potencialin e tyre në luftën kundër krimit të organizuar pasi, po del e qartë si drita e diellit çdo ditë, se Shqipëria është në darën e tmerrshme, në sundimin e plotë të qeveritarëve të drogës, qeveritarëve krimit. Në këtë kontekst dua t’ju them se ajo që shpërtheu në Elbasan, dy herë mos të them tre herë më agresive është në Shkodër., qytet nga i cili po ikin biznesmenët, po i dorëzojnë krimit bizneset sepse serial-killerat dhe trafikantët në Shkodër bëjnë ligjin në çdo sekondë të 24 orëshit. Vlorën e patë vetë në çfarë katandisje është. Më pyetet për deklaratën. Deklarata është kjo: Shqipëria ka një krye të meduzës së krimit të organizuar, dhe kreu i meduzës së krimit të organizuar është Edi Rama, dhe çdo deklaratë që i devijon kësaj absolutisht nuk e ndihmon luftën ndaj krimit por përkundrazi në një farë mënyre i jep strehë atij që është koka e meduzës. 

Pra, për mua kryekumbara i Shqipërisë është Edi Rama, sepse kur ju kërkua të mos vendosë Artur Bushin e vendosi, është Edi bRama se shkpi dhe u tha shqiptarëve se burrë më të ndershëm se Elvis Rroshi nuk ka. Është Rama që zhgërryhet ditë e natë me don Lalën, është Edi Rama që ka zonën e vetë elektorale Vlorën. Është Edi Rama që ato 5 vota që merr në Shkodër, i merr përmes bandave të krimit. Është Rama, që mbushi parlamentin me vrasës, trafikantë, është Edi Rama pasi familjarë të së cilit, i vëllai Olsi ka kaluar disa herë kufrin me makinën e famshme të kokainës që unë e denoncova në parlament.  Nëse flasim për krimin duhet të flasim për Edi Ramën, nëse nuk flasim për Edi Ramën dhe krimin, ne atëherë mbrojmë Edi Ramën.

Pyetje: Mund të fokusohemi tek çështja e ditës që është reforma zgjedhore?

Berisha: Faleminderit për pyetjen. Kjo shumicë po tregon, se dhjetorin, siç e ka nisur nga frika dhe tmerri, nuk e zë. Kanë frikë nga fjala. Cpo kërkon opozita? Po kërkon që ky komision, në dritën edhe të raportit të OSBE/ ODIHR-it të mblidhen në diskutim, ndërkohë këta s’duan diskutim. Këta janë frikë nga fjala. Gramoz Ruçi po fut në parlament metodat e vjetra të policisë sekrete hoxhiste në drejtimin e saj. Dhe e paralajmëroj në mënyrën më serioze, të heqë dorë se janë absolutisht të patolerueshme. 

Votimi elektronik është i mundshëm? 

Berisha: Eshtë jetik për votën e emigrantëve, është jetik për votën e qetë të shqiptarëve, është plotësisht i mundshëm. 

Asnjë nga institucionet europiane nuk e kanë qef, nuk e kanë konfirmuar…

Berisha: Absolutisht e vërtetë kjo, që OSBE/ODIHR nuk e preferon shumë, nuk po i hyjë të shpjegojë se pse. Kjo është metodë që po vjen gjithnjë e duke u rritur, duke zënë vend më shumë. Aplikohet në një seri shtetesh si Anglia, Britania e Madhe. 

Një koment për platformën e Lëvizjes për Ringritjen e PD….

Berisha: Unë nuk kam parë gjë, kam lexuar në media. Nëse është ajo origjinalja, i dorëzohet kryesisë së PD, i dorëzohet PD dhe bëhen vlerësimet. Unë jam jashtë çdo funksioni nga PD siç e dini. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo05/10/2017 14:55

Z. Berisha, Ruci eshte enverist dhe eshte pikerisht kjo arsyeja pse ai i ka mbijetuar kohes kur shume nga “ socialistet” e pas 90- tes jane zhdukur nga skena. Mos harrojme se kur Ruci, nje sekretar partie ne Tepelene, i pakshkolluar dhe pa asnje rendesi ne shkallet hierarkise se nomenklatures, pra thjesht nje provincial besnik i partise, papritur e pakujtuar na u be minister i brendshem ne kohen kur komunizmi po jepte shpirt. Shfaqja e tij ne skenen politike shqiptare eshte fare rastesi! Ne kohen kur edhe anetaret e fosilizuar te byrose politike e braktisen anijen qe po mbytej, Ramiz Alija thirri ne ndihme per te shpetuar c’te mundjej dhe per me teper te inflitronte dhe te siguronte vazhdimesine e PPSh dhe rruges se saj ne krye te PS ( PPSh) ne kushtet e pluralizmit nje pothuaj te panjohur, Rucin. Ruci ka ditur me mjeshteri te hiqet si socialist i moderur, por misioni i tij eshte te vigjeloje si komunist i devotshem qe pushteti i kastes kumuniste te mbetet i paprekur. Duhet ti japim haken se amanetin ndaj partise qe e solli nga Tepelena ne krye te vendit, Ruci e ka permbushur shume mire.

Shto koment

Denonco