‘2 kërkesat e opozitës’/ Zhulali: Veliaj të shkojë në SPAK dhe të denoncojë veten për inceneratorin

18:40, 29/04/2024
A+ Aa A-

E ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtarja opozitare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali, ka folur për thirrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK në lidhje me skandalin e inceneratorit dhe rendin e mbledhjes së nesërme.

Zhulali ka sqaruar opinionin se këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë depozituar dy kërkesa për mbledhjen e nesërme, që janë zhvillimi i debatit dhe pyetje-përgjigje me kryebashkiakun Erion Veliaj për skandalin ‘5D’ dhe gjithashtu një kërkesë për ngritjen e një komisioni auditues të jashtëm për të shqyrtuar veprimtarinë financiare të Bashkisë Tiranë brenda një hapësire të caktuar kohore.

Ne kemi kërkuar që në mbledhjen që do të behen nesër në këshillin bashkiak, brenda rendit të ditës të përfshihen 2 kërkesat tona që janë zhvillimi i debatit dhe pyetje-përgjigje me kryebashkiakun Erion Veliaj për skandalin ‘5D’ dhe gjithashtu një kërkesë për ngritjen e një komisioni auditues të jashtëm për të shqyrtuar veprimtarinë financiare të Bashkisë Tiranë brenda një hapësire të caktuar kohore.

Këto janë propozimet e grupit të këshillatarëve demokratë por që kemi pasur dakordësinë e të gjitha grupeve opozitare në këshillin bashkiak’, u shpreh Zhulali .

Gjithashtu Zhulali komentoi dhe deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj, në lidhje me fletë-thirrjen nga SPAK, ku u shpreh se do të krijonte një bashkëpunim proaktiv me institucionet e drejtësisë, duke theksuar se kryebashkiaku duhet të shkojë dhe të denoncojnë veten në lidhje me inceneratorin që nuk ekziston.

Zoti Veliaj kur thotë që është i gatshëm që të ketë një bashkëpunim proaktiv, duhet ta kuptojë se çfarë do të thotë kjo. Bashkëpunimi proaktiv do të thotë se ti si kryetar bashkie ke ngritur mekanizma të aftë për ta gjetur vjedhjen, korrupsionin kur ajo ndodh dhe të jep mundësinë më pas që ta denoncosh personi në SPAK. Zoti Veliaj, meqënëse paskan filluar ti funksionojnë këto mekanizma që nuk i kanë funksionuar për 8 vite me radhë, besoj se do të shkojë aty për të mbajtur përgjegjësi për shembull se si ka mundësi që për strukturën që duhet të monitorojë zbatimin e projektit të inceneratorit, përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë nuk janë. Dhe kjo është një shkelje ligjore që mban përgjegjësi Erion Veliaj.

Zoti Veliaj duhet të shkojë të denoncojnë veten se përse në fund të vitit 2023 miratoi 10 milionë euro shtesë në buxhetin e Bashkisë Tiranë për tu paguar te inceneratori që nuk ekziston.

Duhet të denoncojnë veten se përse nuk është dhënë në dorëzim inceneratori në fund të vitit 2023 sikundër e përcaktonte kontrata dhe ai vazhdon të paguajë në shkelje të kushteve të kontratës, duke i dhënë një dëm financiar banorëve të Tiranës për vitin 2024, 12 milionë euro’, u shpreh Zhulali. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco