Deklarata e Donald Lu, reagon Paloka: Ky është fundi i Noriegës së Ballkanit

Deklarata e Donald Lu, reagon Paloka: Ky është fundi i Noriegës së Ballkanit

13:36, 02/10/2017
A+ Aa A-

Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA, Donald Lu, për grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri.

Nga Shkolla e Magjistraturës, në kuadër të 20-vjetorit, ambasadori Lu tha ndër të tjera se katër klane kriminale kontrollojnë vendin, duke përmendur emrat e Emiljano Shullazit, Lulzim Berishës dhe Klement Balilit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Palokës, i cili shkruan në “Facebook” se  sot Lu tregoi se Shqipëria është nën sundimin e katër klaneve dhe 20 familjeve kriminale, por askush nuk u mallëngjye nga këto të vërteta.

Sipas tij, kjo do të thotë të fusësh kokën në rërë si struci, teksa paralajmëron fundin e tyre, duke risjellë në kujtesë fundin e Noriegës.

“Pak dite me pare ambasadori i SHBA ju tregoi shqiptareve se cfare behet me nje qeveri qe nuk i pergjigjet interesave te qytetareve te saj... Sot ju tregoi se Shqiperia, vendi yne, eshte nen sundimin e kater klaneve dhe 20 familjeve kriminale. Askush nuk u mallengjye nga keto te verteta dhe me siguri ne media jehona e ketyre deklaratave do te shuhet shpejt per ti lene vend shfaqjes se radhes. Por kjo do te thote te fusesh koken ne rere si struci, se fshehja ne media nuk e ndryshon realitetin qe shqiptaret e perjetojne cdo dite. Kjo nuk ndryshon as fundin e historise...te gjithe e dijne si e filloi dhe si perfundoi Noriega. I njejte do jete fundi dhe per Noriegen e Ballkanit”, shkruan Paloka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp02/10/2017 13:49

Pse nuk u mallengjeve zotrote ?.Cfare prisni te zbarkojne amerikanet nga ajri dhe ju te duartrokisni e te gezoni pushtetin e dhuruar.Ketu nuk ka nje Norieg.Ketu ka me shume "gjenerale" se "ushtare", ose sic thuhet ndryshe, 40 hajdute e 400 kapedane.

Shto koment

Denonco