Rama me frymëmarrje të rënduar: Po na e dredh administrata, kanë dalë në protestë kundër meje

12:53, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pranoi se punonjës të administratës shtetërore dhe socialistë u ngritën në protestën kundër tij, që vijon prej rreth dy muajsh.

Rama theksoi se ata që punonin në punë shteti, në darkë iu bashkoheshin qytetarëve të tjerë në bulevard.

Sipas tij, forca thithëse e protestës ishte më e fuqishme për ta sesa figura e tij.

Në mes rreshtave lexohet shumë qartë frika e tij. Ka frikë edhe nga administrata, të cilët mbledhin vota për partinë e tij, herë si patronazhistë e herë si sponsor të grabitjeve elektorale të njëpasnjëshme. Ai e ka kuptuar se nëpunësit nuk janë të gjithë hajdutë si ata që firmosin për vjedhjet e tij dhe ortakëve të tij. Dhe ai e di shumë mirë se ata janë një shumicë që mund të bëjë ndryshimin. Prandaj i kërcënon indirekt ata që janë nën "patronazhim".

"Ju atje në periferinë e një bashkie nuk protestuat kundër atyre që kryebashkiaku kishte bërë për ju, ju që mbushët bulevardit nuk protestuat kundër Shqipërisë që ndërtuam gjatë tre mandateve të para, dhe këtu ndaj jo pak ata votues, mbështetës e anëtarë të PS, por edhe ata që gjatë ditës ishin në punën e shtetit dhe në mbrëmje shkonin në bulevard, ata nuk dolën për të sulmuar qeverinë apo bashkuar këngës “Rama jepe dorëheqjen”.

Ata që votuan për ne në qershor, dolën dhe u bashkuan me të tjerët edhe kur protesta drejtohej kundër meje sepse forca e saj përthithëse ishte më imponuese për ta sesa figura ime. Ata të administratës dolën edhe ata me të tjerët sepse Shqipëria e re që ne kemi ndërtuar nuk jeton me hijen e së vjetrës, ku njerëzit flakeshin nga puna  e shtetit pse shkonin në një takim tonin në opozitë“, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco