Nënkryetari i sapozgjedhur i PD, Belind Këlliçi ka falënderuar në një mesazh në rrjetet sociale ish nënkryetarin Luçiano Boçi me të cilin u përball në garë.
“Jam i bindur se, së bashku me Luçianon, me çdo demokrate e demokrat, do ta çojmë përpara betejën tonë për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës dhe për t’i sjellë Shqipërisë ndryshimin që qytetarët presin dhe meritojnë”, shkruan Këlliçi.
Mesazhi:
Dua të falënderoj nga zemra anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për besimin që më dhanë, duke më zgjedhur Nënkryetar të forcës sonë politike!
Me mikun tim Luçiano Boçi, kemi ndarë së bashku shumë sfida e momente të vështira, sidomos në 5 vitet e fundit. Një prej tyre ishte edhe beteja elektorale lokale e vitit 2023, kur së bashku dorëzuam mandatet parlamentare, për të garuar në Tiranë dhe Elbasan, në kushte të paprecedenta, pa vulë, pa logo, pa komisionerë, pa financa, pa media, por me demokratët në krahë!
Gara që zhvilluam mes nesh nuk bën gjë tjetër veçse e shton respektin dhe vlerësimin që kam për të, si koleg, mik dhe demokrat.
Jam i bindur se, së bashku me Luçianon, me çdo demokrate e demokrat, do ta çojmë përpara betejën tonë për t’i dhënë fund qeverisjes së Edi Ramës dhe për t’i sjellë Shqipërisë ndryshimin që qytetarët presin dhe meritojnë.
Faleminderit të gjithëve për besimin!
Tani është koha për më shumë punë, më shumë bashkim dhe më shumë vendosmëri!
Faleminderit.
.
© SYRI.net