Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e fundit të Policisë së Shtetit për hetim ndaj komenteve ‘reviews’ negative për bizneset.
Në një status në rrjetet sociale, Balliu shprehet se ndërkohë që SKY ECC nxjerr në dritë lidhjet e qeverisë me krimin dhe kongresmenë amerikanë kërkojnë hetimin e këtyre lidhjeve, zari i Ballukut, Skënder Hitaj, merret me komentet në Facebook.
Reagimi i Klevis Balliut:
Ndërkohë që SKY ECC nxjerr në dritë lidhjet e qeverisë me krimin dhe kongresmenë amerikanë kërkojnë hetimin e këtyre lidhjeve, zari i Ballukut, Skënder Hitaj, merret me komentet në Facebook.
Problemi i Shqipërisë nuk janë komentet në rrjetet sociale. Problemi janë korrupsioni dhe lidhjet e qeverisë me krimin.
Shqipërisë i duhet një qeveri normale, ku policia të luftojë krimin, jo komentet në internet.
© SYRI.net