Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Paratë e shqiptarëve për fasadë të Ramës

Abilekaj: Qeveria Rama rrezikon gjithçka për pushtetin, propaganda ushqehet me paratë e qytetarëve

17:22, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në edicionin informativ të lajmeve, gazetari Enton Abilekaj u shpreh se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka ndërtuar një model qeverisjeje që synon ruajtjen e pushtetit me çdo kusht, duke përdorur fondet publike, propagandën dhe ndikimin mbi votën e qytetarëve.

Sipas tij, pavarësisht protestave, kritikave të vazhdueshme të institucioneve europiane dhe rekomandimeve të partnerëve ndërkombëtarë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, mazhoranca nuk ka reflektuar, por ka vijuar të forcojë mekanizmat e kontrollit politik.

Abilekaj ngriti gjithashtu shqetësime për korrupsionin, lobimin dhe raportet e kryeministrit me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se këto zhvillime kanë cenuar pavarësinë e vendimmarrjes dhe kanë rënduar koston që e paguajnë qytetarët shqiptarë.

 Ai u ndal edhe te procesi i integrimit europian, duke paralajmëruar se politikat e qeverisë, veçanërisht në raport me zonat e mbrojtura, rrezikojnë të krijojnë pengesa të reja në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Pjesë nga deklarata:

Të gjitha fondet, nëse do të përdoreshin për fushatë, janë fonde që ndikojnë te xhepat e njerëzve dhe ndikojnë në votën e tyre. Kemi të bëjmë me një qeveri që, pavarësisht protestave, kërkesave të opozitës, pavarësisht PE-së apo raporteve të KE-së, rrezikon gjithçka vetëm për të qenë në pushtet. Pastaj bëjnë propagandë, ushqejnë me para propagandën vetëm për t’i ushqyer shqiptarët me idenë se ato që në të vërtetë kanë ndodhur, në fakt nuk kanë ndodhur.

Kur u bë rezoluta që duhen bërë zgjedhje të lira, akuzuan opozitën se është ajo autorja e rezolutës, ndërkohë që opozita nuk ka deputetë në PE. Kështu që jemi në këtë cikël, i cili vazhdon dhe do të vazhdojë pavarësisht protestave. Jemi në një cikël i cili nuk po shkatërrohet me këtë protestë apo me ndërhyrjet nga jashtë. Duhet të mendojmë se si duhet ndaluar ky cikël dhe shkatërrimi i Shqipërisë.

Kemi një qeveri e cila më shumë korrupton për qëllime të caktuara. Kjo duket qartë, e dallohet edhe në Samitin e NATO-s. Ky kryeministër ka dashnorë të mëdhenj jashtë vendit, Melonin apo Macronin, nëpër zyrat e tyre, dhe ata shtrëngohen dhe përqafohen. Kur shkojnë në Samitin e NATO-s bëjnë sikur nuk njihen, pra dashuri me kontratë. Kur kjo kontratë mbaron, ata s’e shohin më me sy. Kemi një kryeministër të shantazhueshëm dhe vulnerabël.

Në Kongresin Amerikan, një kongresmen dorëzoi një projektligj për të hetuar Ramën, për të hetuar paratë e pista që futen në Shqipëri dhe paratë e drogës që prekin edhe Amerikën, sipas projektligjit.

Ky, përveçse është korruptues dhe lobues me çdo çmim, bëhet edhe i shantazhueshëm. Ky humbet pavarësinë e vendimmarrjes në raport me perëndimorët dhe, për të arritur që të mbështetet prej tyre ose që ata të heshtin për çështje të tjera, i duhet të paguajë shumë para për shkak të vulnerabilitetit të tij, dhe këto i paguajnë shqiptarët.

Ne kemi një qëndrim të qartë nga BE-ja për vendin, që zonat e mbrojtura janë shumë të rëndësishme për integrimin në BE. Investimi në zonat e mbrojtura rrezikon integrimin në BE dhe Shqipëria ka firmosur për këto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco