‘Rama jep 4.3 mln euro’/ Balliu: Qeveria po blen vëmendjen me koncerte, qytetarët s’kanë ilaçe e pensione

15:20, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë Rama se po përdor fondet publike për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve, duke komentuar financimin e koncertit të reperit Ye (Kanye Ëest) në Shqipëri.

Në një intervistë për SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi, ai e cilësoi vendimin si një skandal të paprecedentë.

Sipas Balliut, ndërsa qytetarët përballen me pensione të ulëta, mungesë ilaçesh dhe probleme në shërbimet publike, qeveria është e gatshme të shpenzojë miliona euro nga taksat e shqiptarëve për një aktivitet privat. Deputeti demokrat tha se ky veprim tregon shkëputjen e pushtetit nga hallet e përditshme të qytetarëve dhe përpjekjen për të mbuluar dështimet me spektakël.

Intervista në studio:

Balliu: Për shkak se tani nuk ka më mbështetës kjo qeveri, e vetmja mbështetje që ka janë koncertet dhe kërkon të zhvendosë vëmendjen me koncerte dhe është gati të paguajë çfarëdo lloj shifre...

Kariqi: 4.3 milionë euro, se mos harroj se edhe këto pikë treshi është e rëndësishme pra.

Balliu: Pra, duke qenë se është tanimë një pushtet i vetmuar, shpresa e fundit e pushtetit është zhvendosja e vëmendjes me koncerte dhe me aktivitete nga më të ndryshmet. Ndaj ne jemi i vetmi vend në botë që përdorim buxhetin e shtetit për të dhënë 4 milionë euro, 4.3 milionë euro që të bëjë një njeri një koncert privat, për një kompani private, me një biznes privat, me një çështje private. Dhe jepet buxheti i shtetit. Është njëlloj sikur shteti sot t'ju japë juve 4 milionë euro që ju të bëni gazetarinë sot. Është e njëjta gjë. Ai është këngëtar, bën punën e vet. Dhe i merret popullit më të varfër të Evropës 4.3 milionë euro. Nuk i merret qytetarëve... në Gjermani, në Francë ka shkuar Kanye Ëest, ka bërë disa aktivitete.

Por nuk ka bërë kurrë aktivitete me buxhet shteti. Pra fondet që shqiptarët...

Kariqi: Pra fondet që shqiptarët, e duhet kuptuar më qartë kjo Balliu, fondet që shqiptarët paguajnë për taksat, për spitalet, për investime, këto shkojnë për një koncert.

Balliu: Taksat, ato taksat për të cilat Edi Rama të fut në burg po s'i pagove, Kim Kardashianit, po, taksat për të cilat Edi Rama të fut në burg po s'i pagove. Ato taksat që të marrin frymën që janë gjithandej, ato taksat që u vihen bizneseve, taksat që u vihen qytetarëve. Ato taksat që mezi i paguajnë qytetarët se i kemi taksat më të larta në rajon, pavarësisht se kemi rrogat më të ulëta në rajon. Ato taksa do t'i shkojnë 4 milionë, 4.3 milionë euro do t'i shkojnë Kanye Ëest që të këndojë 40 minuta. Dhe ndërkohë duhet t'ju kujtoj këtu pak deklaratën e kësaj zonjës, e mbani mend ju se çfarë thoshte zonja për shqiptarët...

Kariqi: Cila është ajo?

Balliu: Një individ... për mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro.

Kariqi: Në muaj.

Balliu: Një individ, për mos u konsideruar i varfër thotë, 130-140 euro jeni në rregull, mjafton. Kanye West është shumë i rëndësishëm, 4.3 milionë euro do këndojë ai.

Kariqi: Në fakt edhe bileta atje bën aq sa thotë zonja. Domethënë po të shkojë një qytetar me 140 euro...

Balliu: 140 euroshin në muaj ai duhet ta bëjë për biletën e Kanye Ëest. 4.3 milionë euro ia japin atij, nuk hedhin 4.3 milionë euro që të rrisin standardet. Kampi në Shqipëri është 100 mijë lekë. Kampi është 100 mijë lekë që të blesh ilaçe dhe të jetosh. Se po s'more kamp nuk punon dot, pra gjithë e gjithë do kesh atë 100 mijë lekëshin. Pensioni shkon 150 mijë lekë, 200 mijë lekë sot në Shqipëri, po 4.3 milionë euro ia japin Kanye Ëest. Dhe kjo është e njëjta qeveri që thotë: "Ore, s'jemi Gjermania e Franca, nuk mund t'i kemi ne pensionet si në Francë. Nuk mund të krahasohemi ne me ata". Por për Kanye Ëest, 4.3 milionë euro, kalojnë gjithë Evropën. Populli më i varfër në Evropë që do paguajë çmimin më të lartë të historisë, duke e paguar nga taksat e veta që të vijë një njeri që shikon ëndrra me Hitlerin të këndojë në Shqipëri. Është çmenduri.

Kariqi: Edhe përgjigja e kryeministrit Rama, Balliu, i cili tha që nuk donim...

Balliu: Edhe më fal, se mos harrojmë. Tha më parë ky ministri i vet, që nuk është e vërtetë që do paguante nga buxheti i shtetit.

Kariqi: E tha në parlament, Ministri i Financave tha zero tha. Balliu, kur dëgjon një kryeministër në vendin tënd që thotë që, "Ne i dhamë këto 4 milionë euro që të mos turpëroheshin fansat e Kanye West". Imagjinoni sikur të dalë Donald Trump-i dhe të thotë që, "Ne i dhamë kaq para që mos turpëroheshin ato fansat e", ku di unë, Ylli Bakës apo...

Balliu: Ky i pari do ta sulmonte! Po Ylli Baka të paktën nuk sheh ëndrra me Hitlerin. E more yllin si emër se... Po ylli i çdo këngëtari shqiptar që të shohë ëndrra me Hitlerin nuk ka. Ky sheh ëndrra me Hitlerin e sjellin këtu. Tani, i marrim 4.3 milionë euro popullit më të varfër të Evropës. Ky në vend të dëgjojë ata qytetarë që ngrihen atje e thonë: "O zotëri, nuk kemi ilaçe, nuk bën dot terapi për kancerin në spitalet tona, sot po vdesin njerëzit". Në vend të shkojë të dëgjojë për këto që nuk kemi pajisje, në vend të shkojë të dëgjojë që s'ka ilaçe, në vend të shkojë të dëgjojë atje në Lushnje që s'ka spital praktikisht, që ka nxjerrë deputeti Korreshi. Në vend të shikojë që nuk kemi infrastrukturë, që ujë, drita, energji, çdo gjë është e masakruar, është shkatërruar. Ky nuk dëgjon këto. Ato i shikon si alienë. Këta janë alienë, janë serbianë alienë, çfarë s'u thotë. Po shikon Kanye Ëest-in. Dhe sa për të turpëruar Shqipërinë, Shqipërinë e ka turpëruar ky. Si njeriu që njihet tanimë botërisht si arkitekti i parë i narkoshtetit. Arkitekti i narkoshtetit të parë në Evropë, Edi Rama. Shqipërinë e ka turpëruar ky që dalim në të gjithë botën për lajmet e kronikës së zezë. Shqipërinë e ka turpëruar ky që ata që ky i quan biznesmenë këtu, dalin në Sky ECC që janë trafikantë droge. Shqipërinë e ka turpëruar ky që bën pastrimin e parave nëpër kulla këtu, me qindra miliona euro kalojnë 50 tonë këtej, 50 tonë andej dhe ky i quan biznesmenë. Shqipërinë e ka turpëruar ky te raportet e Departamentit të Shtetit Amerikan. Shqipërinë e ka turpëruar ky tek raporti i OSBE-ODIHR-it që thotë, nuk ka një vijë ndarëse midis shtetit dhe partisë. Shqipërinë e ka turpëruar ky që ka futur kriminelët në parlament dhe në institucione. Shqipërinë e ka turpëruar ky që e ka lënë në varfëri ekstreme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco