SYRI TV/ Fermerët në krizë, qeveria u shkurton fondet, 114 mln lekë më pak fonde

14:25, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në kohën kur fermerët dhe bujqësia po përballet me një krizë, kreu i qeverisë Edi Rama jo vetëm nuk ka marrë asnjë masë për  subvencionimin e tyre, por I ka shkurtuar sërish fondet dedikuar për ta në buxhetin e shtetit, Në rishikimin e buxhetit, qeveria ka reduktuar rreth 114 mln  lekë nga cfarë kishte parashikuar në buxhetin fillestar për fermeret. Ndërkohë ndryshe ndodh me fondin e Zhvillimit, ku qeveria ka shtuar rreth 80 mln euro më shumë.

SYRI TV

Qeveria ka  reduktuar sërish fondet e parashikuara për zhvillim rural dhe mbështetjen e fermerëve, ndërkohë që ka shtuar  me 7.5 miliardë lekë, ose rreth 75 milionë euro, buxhetin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.  Nga të dhënat e rishiimit të buxhetit të shtetit, përpiluar nga revista monitor fondi për programin e zhvillimit rural dhe mbështetjen e prodhimit bujqësor, është ulur me 113.7 milionë lekë gati 1,5 milionë euro.

Financimi i programit është reduktuar nga rreth 7.69 miliardë lekë, që ishte parashikuar në buxhetin fillestar, në rreth 7.58 miliardë lekë pas ndryshimeve, një reduktim prej 1.5%.Programi përfshin politikat dhe masat që synojnë mbështetjen e fermerëve dhe blegtorëve, zhvillimin e industrisë agropërpunuese, rritjen e prodhimit vendas dhe përmirësimin e tregtimit të produkteve bujqësore.

Ajo se cfarë e bën edhe me shqetësuese reduktimin e fondve për bujqësinë dhe mbështetjen e fermereve, është fakti se ai vjen në një kohë kur treguesit kryesore të bujqësisë dhe blegtorisë kanë shënuar rënie të ndjeshme, cfarë pritet të thellijë edhe më tej dobësimin  e tyre.  

Ndryshe ndodh me fondin shqiptar të Zhvillimit, të cilit nga rishikmi I buxhetit, i janë shtuar plot7.5 miliardë lekë, duke arritur në 32.3 miliardë lekë, nga rreth 24.8 miliardë lekë që ishte parashikuar fillimisht.

Pjesa më e madhe e fondeve shtesë është përqendruar te zëri i përgjithshëm “Programe Zhvillimi”. Financimi për këtë program është rritur me 5.5 miliardë lekë, duke kaluar nga rreth 14.9 miliardë lekë në 20.4 miliardë lekë.

Krahasuar me buxhetin fillestar, rritja është 36.9%. Financime shtesë janë dhënë edhe për programin “Infrastruktura Vendore dhe Rajonale dhe programi “100 Fshatrat” i cili përfiton një shtesë prej 600 milionë lekës, duke bërë që shtesa në buxhet të jetë  24% më shumë krahasuar me planifikimin fillestar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco