Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët

Frikë nga protesta: Radhë kilometrike në pikën kufitare me Kosovën

10:35, 04/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa Tirana do të mirëpresë protestën e 35-të kombëtare, në pikën kufitare më Kosovën është parë fluks automjetesh, teksa diaspora ka bërë me dije se do të jetë e pranishme mbrëmjen e kësaj të shtune, 4 korrik.

Qindra makina presin të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në protestën kombëtare, ku më shumë se një muaj qytetarët nga sheshi përballë Kryeministrisë kërkojnë largimin e qeverisë dhe Edi Ramës.

Nën motin ‘Rama jepe dorëheqjen’, qindra e mijëra shqiptarë janë bërë bashkë kundër kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritar, ndërsa kanë shpalosur edhe kërkesat që kanë drejtuar qeverisë, mes tyre kushti i panegociueshëm për dorëheqjen e Edi Ramës.

Autokolonat janë nisur që nga dita e djeshme për të kulmuar me prezencën e tyre në Pikën Kufitare të Morinës, ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.

Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesëmarrëse në protestën e Tiranës.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të shprehin kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 34-t radhazi.

“Ju erdhi fundi”, është mesazhi që organizatorët kanë përcjellë në thirrjen e tyre për pjesëmarrje në protestën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco