Dy pamje të publikuara gjatë protestës së sotme kanë ngritur pikëpyetje, pasi tregojnë të njëjtin efektiv policie në dy situata krejt të ndryshme, me vetëm rreth një orë diferencë.
Në foton e parë, të regjistruar në orën 16:48, efektivi shfaqet i shtrirë në spitali, ndërsa pranë tij qëndron drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj. Sipas pretendimeve zyrtare, ai ishte një nga efektivët e lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit.
Ndërkohë, në pamjen e dytë, të regjistruar në orën 17:52, i njëjti efektiv shihet duke dalë nga ambientet e Komisariatit nr. 3, në këmbë dhe pa shenja të dukshme që të lënë të kuptohet se sapo kishte qenë i shtruar në spital.

© SYRI.net