Dhuna e policisë ndaj protestuesve tek parlamenti, Ambasada Amerikane paralajmëron ...

Dhuna e policisë ndaj protestuesve tek parlamenti, Ambasada Amerikane paralajmëron ...

20:20, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar sot për herë të parë pas 32 ditë protestash në kryeqytet dhe Shqipëri.

Në një njoftim në faqen zyrtare, Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të kenë kujdes nëse ndodhen pranë zonave ku protestohet.

Reagimi i sotëm i ambasadës së SHBA në Tiranë, ka ardhur pas dhunës që policia ushtroi sot ndaj protestuesve tek parlamenti.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Vendndodhja: Në gjithë vendin; Tiranë, Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ (nga Sheshi ‘Skënderbej’ deri te Sheshi ‘Nënë Tereza’), zona e Kryeministrisë

Koha: Në vijim / aktualisht

Ngjarja:

Demonstratat e mbrëmjes vazhdojnë përpara godinës së Kryeministrisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Protesta të tjera mund të zhvillohen në ditët në vijim dhe potencialisht edhe në qytete të tjera.

Edhe pse tubimet shpesh fillojnë paqësisht, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protestat mund të zgjerohen edhe në zona të afërta, përfshirë institucione të tjera shtetërore.

Mund të ketë prani të shtuar policore, bllokime rrugësh, devijime trafiku dhe vështirësi në qarkullim gjatë orëve para dhe gjatë protestave.

Nëse ndodheni në një zonë proteste, rekomandohet të tregoni kujdes maksimal dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco