Lajmi i fundit

LIVE/ 33 ditë protestë në Tiranë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej

19:31, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 33 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” .

Më pas protestuesit pritet të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës ata do të shprehin kërkesat e tyre dhe më pas pritet të vijojnë me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë protesta ka nisur që në orën 09:00, protestë që u shoqërua me tensione e përplasje prej rreth pesë orësh para Kuvendit. Të shumtë kanë qenë qytetarët që u bashkuan paqësisht para Parlamentit për të protestuar.

Por pas një provokimi që iu bë nga një deputet, protesta përshkallëzoi në përplasje, mes policisë dhe protestuesve.

Ndërsa qëndresa vijojë për disa orë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët, gjithashtu edhe autobotet me ujë e piper u përdorën kundër tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco