Në një intervistë për edicionin informativ të Syri TV, kryeredaktori Romir Saraçi foli lidhur me situatën politike në vend, veprimet e policisë, si dhe punën e institucioneve të drejtësisë, përfshirë SPAK.
Saraçi u shpreh se policia e shtetit vepron në bazë të urdhrave politikë që, burojnë nga zinxhiri i qeverisë, duke përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe kryeministrin Edi Rama. Ai tha se kjo reflektohet në mënyrën e trajtimit të protestave dhe qytetarëve.
Duke folur për sistemin e drejtësisë, ai akuzoi Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke thënë se institucionet nuk po veprojnë me të njëjtin standard ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë. Sipas tij, hetimet për çështje të mëdha korruptive po mbeten të paplota ose të kufizuara në nivele më të ulëta.
Saraçi gjithashtu foli për presion politik ndaj drejtësisë dhe për një klimë të tensionuar mes pushtetit dhe institucioneve, duke përmendur edhe çështje të ndryshme hetimore dhe dosje që janë në proces.
Saraçi:
Patjetër, shiko nuk do të kishte drejtues policie apo efektiv policie që do të merrte guximin të ngrinte dorën ndaj kujtdo qytetari sepse e kemi parë në 33 ditë, pa patur një urdhër dhe zakonisht urdhrat për mënyrën e të vepruarit të policisë së shtetit, përveçse drejtorit të përgjithshëm në Shqipëri, funksionon që i jep ministri i brendshëm. Ministri i brendshëm i cili ka lidhjen direkte me kryeministrin.
LEXO EDHE: Plug/ 'The Albania Files', Edi Rama 'Kumbari', Shqipëria plaçkë për trafikantët e drogës
Nuk janë fare rastësore këto aktet e dhunës pasi janë dhunë e deklaruar publikisht nga ana e kryeministrit Rama sot, vetëm sot në mëngjes kryeministri doli me pensionistët ku u fliste të moshuarve për resortet luksoze që po ndërtohen në Shqipëri të cilët pensionistët mund të shkojnë tek këto të shpenzojnë ato që ndajnë nga xhepat e tyre në resorte miliona euro që dihet, domethënë cinizëm dhe tallje që s'ka ku të vejë më, dhe bëri paralajmërimin e qartë për protestuesit duke thënë që shteti është ai, forca e shtetit është në dorën e tij dhe jo të qytetarëve. Pra duke i treguar atyre që ka forcën e policisë, të dhunës të cilën e pamë sot. Dhe nuk ishte në mënyrë me nënkuptime, por ishte e drejtpërdrejtë. Kam forcën e shtetit, e kam unë dhe ju nuk keni asgjë, jeni ca sharlatanë, jeni ca sorra, jeni ca të dështuar e të tjera me radhë si këto për të ruajtur dhe etikën që nuk donte ta ruante kryeministri dhe nuk ka një deduksion por është e drejtpërdrejtë.
Është në gramat e fundit, unë e kam thënë është në gramat e fundit. Çdo pushtet i cili nuk do që ta lëshojë, të tërhiqet shkon në akte të tilla për të bërë ato përpëlitjet e fundit për ta mbajtur pushtetin me anë të forcës. Dhe unë mendoj dhe kam bindjen e plotë që më shumë sesa mbajtjen e pushtetit Edi Rama sot kërkon një mënyrë tjetër për të shpëtuar dhe për t'u larguar nga pushteti. Që do të thotë, është i zhytur në afera të pastra korruptive, jo vetëm nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij, por në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe e di që në qoftë se do të largohet në mënyrë të tillë nga ana e qytetarëve me protesta, ai e ka shumë të qartë që përfundon në kokërr të burgut. Pra kërkon një mënyrë tjetër largimi për t'i shpëtuar ose kërkon kohën e vet për të mbyllur këto pazare, këto probleme, këto çështje që ka me drejtësinë dhe më pas të lërë pushtetin. Është në dorë të qytetarëve apo qoftë edhe të opozitës sot, rrugën që do të ndjekin se si do të largohet Edi Rama nga pushteti. Nëse do të largohet në mënyrë të menjëhershme dhe të japë llogari para drejtësisë për ato që ka bërë për vjedhjet, për korrupsionin e për të gjitha të tjerat, apo do t'i lihet rrugëdalja që të shkojë siç kemi parë dhjetëra ministra të tjerë që shijojnë milionat e tyre pasi kanë bërë ndonjë ditë burg le të themi për qindra e miliona euro të vjedhura apo siç sot kemi Belinda Ballukun e cila nuk guxon SPAK as ta çojë në burg.
LEXO EDHE: Plug/ Trafikantët e drogës tregojnë arkitektët që u jepte Rama. Kryeministri u firmoste lejet e ndërtimit
Unë kam qenë unë jam nga ata skeptikët e SPAK-ut për mënyrën e të vepruarit sepse duke menduar që është një institucion i cili gëzon forcën e ligjit pas vetes, duhet të jetë në mënyrë i prerë dhe drastik përballë çdo zyrtari të lartë. Nuk duhet të harrojmë pjesën tjetër që jetojmë në Shqipëri ku sot njeriu më i pushtetshëm është Edi Rama i cili lëviz çdo lloj fije për t'i bërë presion institucionit të SPAK-ut. Si institucion SPAK e ka të gjithë mundësinë dhe mbështetjen dhe fuqinë për të hetuar dhe për të goditur drejt edhe kryeministrin Rama, por atje janë disa njerëz të cilët stepen për të shkuar tek në mënyrë të drejtpërdrejtë te kryeministri. Ju sjell dosjen më të fundit që është inceneratori i Tiranës .
Po, shumë lajm i mirë, është shumë lajm i mirë, por pasi ju të më thoni se kush është zyrtari i cili po përgjigjet për inceneratorin e Tiranës.
Jo, s'po përgjigjet Erion Veliaj për inceneratorin... Erion Veliaj është për gjë tjetër në qeli, nuk është për inceneratorin.
LEXO EDHE: PLUG/ 'The Albania Files', arkitektët e Ramës çirak të trafikantëve, ja si është ndarë bregdeti
Edi Rama... kanë qënë shtatëmbëdhjetë vendime fap fap fap fap fap ka qenë Erion Veliaj që mori kompetencat e të gjithë zyrtarëve të tjerë vendorë. Pra SPAK, SPAK sot në rastin e inceneratorit të Tiranës nuk ka hetuar dhe çuar para drejtësisë as përfituesit e lekëve, por as zyrtarët të cilët realizuan këtë vepër. Që janë të drejtpërdrejtë kryeministri Edi Rama dhe Erion Veliaj. Pra me dosje që mbyllen me zyrtarë të dorës së shtatë e me ca biznesmenë që mund të kenë bërë evazion fiskal dhe t'i tregojmë popullit që dhamë drejtësi, kjo është drejtësi e turpshme. Dhe le të shpresojmë që dhe në çështje të tjera, sepse edhe për çështjen e inceneratorit gjithmonë SPAK tani ka gjetur atë strategjinë, strategjinë e re që vazhdojnë hetimet vazhdojnë me fraksion me fraksion me fraksion duke lënë një litar varur. Por le të shpresojmë deri në fund se ku do shkojë. Unë gjykoj domethënë që gjithë kjo këtu, aktet e dhunës kanë lidhje pikërisht me atë që do të që ishte dhe objekti i bisedës tonë.
Për pamundësinë nuk thashë, konkretisht domethënë pamundësia e SPAK-ut, unë thashë që prokurorët e SPAK nuk kanë guximin edhe pse kanë të gjithë mundësinë për të vepruar. Kurse kjo sjellja sot e kryeministrit me këtë lloj agresiviteti që pamë edhe te policia, por që është rëndomte dhe te prokurorët e SPAK-ut dhe kudo tjetër ka lidhje pikërisht me Albanian files, me dosjet shqiptare. Siç Edi Rama i ka lehtësuar punën SPAK-ut, siç duket ka qenë ndonjë shkujdesi e kryeministrit ajo tundja e atij librit dhe apo një hedhje për matje të impulsit të qytetarëve e sot duhet t'i dali për zot. Ndërkohë që ai për mendimin tim ai është një libër me prova për SPAK-un. Nuk duhet të harrojmë që nga fillimi deri në fund aty është autor Edi Rama. Edi Rama i cili në subkoshiencën e tij deklaroi kumbarin, deklaroi për Financial Times mos gaboj, deklaroi kumbarin dhe ky libër domethënë ky libër është fund e krye e tregon fund e krye Edi Ramën si kumbar. Më fal në momentin që ti shkruan parathënien e një libri dhe nuk e ke lexuar kush është libri, si mund të gënjesh në mënyrë kaq të paturpshme ose jesh...
Në momentin që blen një libër, në momentin që blen një libër apo merr një libër autografin nuk ta jep një person i cili nuk e ka lexuar atë libër, po ta jep autori i librit. Dhe përballë gazetarëve të huaj dhe përballë CNN-it, Edi Rama u shfaq pikërisht si autor i këtij libri. Por pasi dolën dhe për opinionin shqiptar, dolën në dritë ato çfarë kishte brendësi libri, se mbase për opinionin publik të huaj apo për atë që kishte target ai libër, nuk e njihnin se si janë zhvilluar këto ngjarje, por në opinionin publik shqiptar ato çfarë shkruhen në libër duke i krahasuar me ato çfarë ka ndodhur në vend, është një dosje e kopsitur penale për SPAK. Përtej që Edi Rama është kumbari. Ajo çfarë transmetoi dje emisioni Plug është skandaloze.
Atëherë emisioni Plug dje faktoi që Edi Rama është përballë veprës penale korrupsion i zyrtarëve të lartë. Janë të gjitha provat aq të qarta që Edi Rama ka kryer korrupsion dhe i referohem këtu ndërtimit të vilës të tij në Surrel. Nga njëra anë kemi një kompani e cila ka bërë projektin për ndërtimin e vilës së Edi Ramës, vila e dajtit e famshëm, të cilën më pas studio arkitekturore e zhduk nga çdo reklamë i saj qoftë nga libri, qoftë nga faqja e saj nuk ekziston gjëkundi, po që fatmirësisht tashmë është e faktuar e kanë gjetur gazetarët e emisionit Plug dhe nga ana tjetër kjo kompani që është shumë e rëndësishme për t'u thënë, është që merr fonde, tendera, projekte publike dhe private me firmë të Edi Ramës.
Pra nëse ka rast më të pastër korruptiv, unë personalisht nuk kam dëgjuar. Ne e kishim parë në rastin e Belinda Ballukut të cilës sot iu shtua akuza për korrupsion pasiv sepse kompania kishte marrë një projekt, tender të drejtorisë ku ajo ishte drejtoreshë dhe kjo nëpërmjet një personi tjetër kishte përfituar një vilë. Kurse kryeministrin e vendit Edi Rama e kemi drejtpërdrejtë që përfiton vilën dhe kompania përfiton projekte. Pra është lidhja edhe më e fortë dhe më e drejtpërdrejtë për SPAK-un sesa në rastin e Belinda Ballukut. Mund të ketë justifikime nga më të ndryshmet.
Ore e ka paguar ai. I punonte vajza apo diçka tjetër. Më fal, për zyrtarët e lartë çdo vit bëhen deklarimet në ILDKPI të pasurisë. Sa kushtoi kjo vila? A ja bënë dhuratë? A ja bëri dhuratë? A kishte një kosto? Pse nuk figuron te deklarimet? Edhe në qoftë se është dhuratë, ka dhe për dhuratat ka një vlerë tavan e cila duhet të deklarohet.
Pra në asnjë rast nuk është deklaruar. Që në këtë moment është e mbyllur i gjithë kapitulli dhe kryeministri duhet të japë llogari për atë vilë. Është rast i pastër korruptiv dhe në qoftë se SPAK do të mbylli sytë edhe përballë këtij rasti korruptiv ai institucion kote që ekziston le të merret me çfarëdo lloj zyrtari e fakiri në Republikën e Shqipërisë, por e ka elefantin në dhomë për korrupsionin e kryeministrit të vendit pa u hedhur më pas tek të gjithë gjërat e tjera.
Ky libër është publikuar sepse Edi Rama po ndjek atë tezën që atë që duhet të fshehësh vendose në vendin më të dukshëm, kjo ishte kjo ishte kështu për kumbari... po kumbari sepse atë bëri sepse do ta publikojë atë libër tani e kupton deri ku shkon ajo po e quaj edhe inteligjencë propagande e kryeministrit për t'i hedhur hi syve shqiptarëve tani që ore nuk është asnjë gjë. Në atë libër tregohet në çdo faqe, tregohet se si kryeministri telefononte arkitektët, u vinte përpara projektet dhe i thoshte kjo është kulla që duhet të mbajë firmën tënde, kjo është kulla që duhet të mbajë firmën tënde dhe më pas pasi u viheshin arkitektëve të huaj, ata u ofroheshin grupeve kriminale.
Ishte skandaloze, ne e kishim parë në dosje që fliste i gjati dhe të gjithë shqiptarët e kanë dëgjuar i gjati i gjati i gjati që ishte dalë në dosjen e Shijakut, të cilët flisnin për lejen e ndërtimit. Na doli që Emreja turk, që ata në përgjime grupi kriminal fliste për të gjatin dhe për Emrenë turk që do t'ia caktonte i gjati, doli që është arkitekti emre i cili është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit dhe doli që një projekt për të cilin ata flisnin është realizuar. Pra ti ke thënë një kryqëzim të dhënash që tregohet se çfarë është në atë libër është zbatuar në terren, por në një mënyrë shumë abuzive dhe në shkelje të ligjit.
© SYRI.net