Ne nuk dorëzohemi! Lexohet deklarata e Grupit Koordinues: Deputetët nuk na përfaqësojnë, policia dhunoi qytetarët

Ne nuk dorëzohemi! Lexohet deklarata e Grupit Koordinues: Deputetët nuk na përfaqësojnë, policia dhunoi qytetarët

20:13, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e sotme para kryeministrisë nisi me leximin e një komunikate për shtyp të grupit koordinues të protetës për të sqaruar atë që ndodhi paraditen e sotme para parlamentit ku policia ushtroi dhunë shtazore ndaj protestuesve paqësorë. Vezëve, miellit të protestuesve policia iu përgjigj me shkop gome, piper dhe arrestime.

Dita e sotme na tregoi se Kryeministrit Rama dhe shtetit të tij kriminal i ka sosur durimi.

Në komunikatë bëhet e qartë se rezistenca do të vijojë dhe nuk I ndal dot as dhuna deri në realizimin e kërkesës për dorëheqjen e qeverisë.

“Nëse argumenti juaj është dhuna, argumenti jonë është rezistenca dhe qëndresa. Ne nuk do të dorëzohemi! Nuk do të bëhemi si ju!” mbyllet deklarata.  Protesta ka hyrë në ditën e 33-të.

Mbi 20 protestues ndodhen në qelitë e komisariatit pas protestës së paradites së sotme para parlamentit dhe protestuesit sot pasdite thërrisnin:  Lironi çunat!'

Fjala e lexuar nga protestues

. Sot jam për të lexuar një komunikatë për shtyp, jam autorizuar nga grupi koordinues i protestës.

Në emër të grupit koordinues të protestës jemi të detyruar që sot, në ditën e 33-të, të mbajmë këtë komunikatë sqaruese, si për ata që janë në protestë ashtu edhe për ata që po na ndjekin nga e gjithë Shqipëria ose diaspora.

Siç kemi njoftuar edhe publikisht në ditët e mëparshme, sot, meqë kishte seancë plenare, kemi vendosur që të jemi përpara Parlamentit për t'u thënë deputetëve se nuk janë përfaqësuesit tanë, dhe se çdo seancë parlamentare duhet pezulluar dhe hedhur në kosh të plehrave.

Në protestën e ditës së sotme kishim lajmëruar qytetarët që të pajiseshin me vezë dhe miell, me qëllim bërjen pis të deputetëve që nuk përfaqësojnë votuesit, por krimin e organizuar, oligarkinë dhe kryetarin e partisë.

Një grup prej nesh, i cili ishte mbledhur më herët pranë Parlamentit, ishte ulur në një kafe ku po priste orën 10:00 për fillimin e protestës. Në atë moment, papritur u shfaq ish-ministri i Drejtësisë, i akuzuar për blerje votash në Dibër...

Turma: Uuuu! Turp, turp!

Nnë dosjen 184, Ulsi Manja, së bashku me badigardët e tij. Në atë moment, protestuesit kanë reaguar dhe më pas janë dhunuar nga policia private, Ulsi Manjës, ku njërit prej protestuesve dyshohet se i është thyer hunda.

Turma: Uuuu! Turp, turp, turp!

Që në këtë moment dukej sikur sot Policia Kriminale ishte bërë gati për dhunë dhe arrestime ndaj qytetarëve. Më pas, pas arrestimit të djemve, protesta vijoi normalisht. Sigurisht me qytetarë të revoltuar për shkak të padrejtësisë që kishte ndodhur. Kjo vijoi derisa në një moment, qytetarët të cilët ishin ulur pranë Parlamentit, në mënyrë tërësisht paqësore, dhe jo proporcionale...

 Policia e Shtetit ndërhyri me dhunë, me shkopinj gome, gaz lotsjellës, pepper spray me radhë, duke shpërndarë qytetarët dhe duke arrestuar shumë prej tyre. Dita e sotme na tregoi se Kryeministrit Rama dhe shtetit të tij kriminal i ka sosur durimi.

Turma: Rama ik! Rama ik! Rama ik!

Ai po tenton me çdo kusht që këtë protestë, e cila ka qenë një protestë shembull, për sa i përket qytetarisë, etikës, kreativitetit dhe nivelit të lartë të demokracisë, ta bëjë pis.

Turma: Uuuu!

: Pikërisht në këtë moment, ne do t'i themi se kjo protestë është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këtij vendi, dhe do të jemi këtu derisa t'i të largohesh në mënyrë paqësore dhe qytetare.

 Turma: Rama ik! Rama ik! Rama ik!

 Nëse argumenti juaj është dhuna, argumenti jonë është rezistenca dhe qëndresa. Ne nuk do të dorëzohemi! Nuk do të bëhemi si ju!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco