Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka ngritur shqetësimin mbi parkimin me pagesë në kryeqytet, ndërsa kostoja po rëndon dita-ditës qytetarët.
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Teliti tha se që me ardhjen në detyrë si kryebashkiak i Tiranës, Erjon Veliaj ka ngritur një model, jo për rigjallërimin e kryeqytetit por një model se si të zhvatë qytetarët.
Sipas tij, për të gjetur një vend parkimi në Tiranë është bërë një mision i pamundur, ndërsa blerja e vendit kap shifrën e 60 mijë deri në në 100 mijë euro.
Kjo, shton Teliti, është bërë e qëllimshme nga ana e kryebashkiakut Veliaj për të favorizuar oligarkët e lidhur me të dhe shokët e tij.
Këtë shqetësim, theksoi nënkryetari i Këshillit Bashkiak, opozita në Këshill e ka ngritur me dhjetëra herë, por nuk është marrë parasysh.
Që nga dita e parë në detyrë, modeli Veliaj- Rama për të rigjallëruar Tiranën, s’ishte model gjithëpërfshirës. Modeli kishte qëllim si të fitojmë para nga xhepi i qytetarëve. Zonat e Blllokut, Tirana e re, një vend parkimi lëviz nga 60 mijë deri në 100 mijë euro ta blesh. Parkimi është bërë mision i pamundur, nuk ke mundësi për të gjetur parkim.
S’ishte e papritur, e pa studiuar. Ishte e qëllimshme, për t’i ardhur në ndihmë industrisë së oligarkëve të lidhur me Veliajn e shokët e tyre, që t’i rrisin vlerën aseteve të tyre që ta shesin. Qytetarët do detyrohen të marrin borxhe e kredi për të marrë 15 m vend parkimi. Një qytet që s’i shërben njerëzve, s’është një qytet normal.
Asgjë s’ka kaluar në këshill bashkiak. Ne kemi kërkuar disa herë për parkimin, e kemi bërë me 10 hera. S’janë ulur kurrë për të diskutuar për këtë problematikë. Është tërësisht vendimmarrje e Bashkisë së Tiranës. Mënyra se si janë ndërtuar krosit e biçikletave është e gabuar, jo në rrugët kryesore po në rrugët e brendshme të Tiranës. Rrugët e kryesore janë zhveshur për korsitë e biçikletave.
Vendosja e tabelave, për t’i dhënë arsye gjobëvënëse policisë bashkiake, për t’i vënë gjoba qytetarëve. Nga parkimi arkëtohen6-7 miliona euro në buxhetin e bashkisë. Nga gjobat do ta denoncojmë në ditët në vijim, është kriminale tabelat që kanë vënë. Ndodh në Shqipëri sepse është të mbushësh arkën e t’i shpenzosh për luks, tendera, 5 D e për inicneratorë dhe s’i përdor për ato gjera që i duhen Tiranës.
© SYRI.net