Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e PS goditen me vezë nga qytetarët

Policia qëlloi me spraji djegës/ Protestuesit ndihen keq, përfundojnë në urgjencë

10:26, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa protestuesit janë mbledhur përpara Kuvendit, në atë që e konsiderojnë ‘Parlamenti i krimit’, nuk kanë munguar as incidentet pas tensioneve jashtë ambienteve të institucionit ligjbërës.

Për shkak të tensioneve, Policia ka qëlluar në drejtim të protestuesve me spraj djegës, ndërsa disa prej tyre janë ndjerë keq, ku është kërkuar edhe ndërhyrje e urgjencës.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, sidomos me djegien e syve, protestuesit janë paraqitur në ambulancën e urgjencës, e cila ndodhej jashtë ambienteve të Kuvendit.

Image

Nuk është hera e parë që protestuesit përballen me dhunën policore, teksa qytetarët shfaqin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Edhe të martën e 30 qershorit, policia tërhoqi zvarrë protestuesit përpara Parlamentit, duke i shoqëruar me dhunë në Drejtorinë e Tiranës dhe Komisariatit Nr.1.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco