Situata është tensionuar dhe ka kaluar në përplasje fizike përpara Parlamentit.
Protestuesit kanë tërhequr me forcë gardhin metalik rrethues që ishte vendosur në hyrje të Pedonales, nga ana e godinës së Kuvendit.
Ndërkohë, për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve, policia ka hedhur spraj djegës ndaj tyre.
Deri tani protestuesit e shumtë kanë mundur të “rrethojnë” kuvendin dhe të bllokojnë hyrjen. Ndërkohë që përplasje dhe tensioni vijon.

© SYRI.net