Protestuesit nuk janë kursyer dhe kanë shpërthyer ndaj deputetit të PS, Erion Braçe, teksa ky i fundit po i drejtohej ambienteve të Kuvendit, që po zhvillohet këtë të enjte, 2 korrik.
Me thirrjet: ‘Erion Braçe bib*lushi, la la la la', protestuesit janë nisur drejt hyrjes së parlamentit, në momentin kur shfaqet deputeti i PS.
Në seancën e 30 qershorit, ligjvënësi socialist i tremb nga protestuesit, ku kërkoi ndërhyrjen e policisë në mënyrë që të mos binte në ‘duart’ e tyre.
Ndërkohë ë vijojnë edhe tensionet para Parlamentit, ku protestuesit janë vendosur që në orët e para me thirrjet “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”.
Gjatë kësaj proteste ka pasur edhe përplasje me policinë, ndërsa FNSH gjithashtu u vendos në hyrje të Parlamentit.
Protestuesit kanë hedhur vezë me herët në drejtim të automjeteve të disa deputetëve. Ndërkohë revolta vijon para Parlamentit me thirrjet “Arrestoni Ramën”.
© SYRI.net