Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para Kuvendit të Shqipërisë, deputetët dhe PS goditen me vezë nga qytetarët

‘Qërohuni me ato barqet tuaja të fryra e gushat e varura...’/ Gazetarja Xhemani u kthehet ashpër socialistëve: S’ju dihet fundi i pasurive

‘Qërohuni me ato barqet tuaja të fryra e gushat e varura...’/ Gazetarja Xhemani u kthehet ashpër socialistëve: S’ju dihet fundi i pasurive

08:50, 02/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja Flora Xhemani ka kritikuar ashpër mazhorancën qeverisëse.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhemani u bën thirrje të largohen e ta lënë të lirë popullin  të protestojë, pasi mjaft është ushqyer në kurriz të tij.

‘Tani qërohuni me ato barqet tuaja të fryra e gushat e varura si gjela deti të ushqyer me shuka!’, shkruan e indinjuar gazetarja.

Një kritikë të fortë pati edhe për ‘Zegjinetë’ dhe ‘Belindat’, që sipas gazetares, nuk meritojnë të na qeverisin, pasi janë molepsur nga budallallëku dhe hajdutëria.

‘Deputetët evropianë erdhën me triko të lidhura pas belit, me pantallona doku dhe me flokë të bardha! Juve nuk ju dihet fundi se ku i keni pasuritë! Merrini dhe ikni andej nga ishujt tuaj ku bëni ato mbledhjet e kobshme e ndani llokmat tuaja!’, përmbyll reagimin gazetarja Flora Xhemani.

Statusi:

Mjaft hëngrët!

Tani qërohuni me ato barqet tuaja të fryra e gushat e varura si gjela deti të ushqyer me shuka! Me çantat tuaja “firmato”, makinat jashtë serie dhe kostumet e shtrenjta!

Sikterisuni me gjithë “badigardët” tuaj që e kanë të shkruar në ballë se vijnë nga bota e errët e krimit!

Zhdukuni bashkë me ato vilat tuaja nëpër lagjet “elitare”, projektuar me arkitektë holandezë dhe ndërtuar me paratë e ilaçeve të fëmijëve, me fondet e munguara të Onkologjikut dhe pensionet e pa dhëna të pleqve!

Hiqeni çizmen tuaj të ndyrë nga gryka e shoqërisë shqiptare dhe lëreni të marrë frymë, t’i vijë çehrja e bukur në vend e të jetojë siç i ka hije! Ne nuk meritojmë të qeverisemi nga ju! Ju nuk e meritoni të na qeverisni neve me Zegjinetë tuaja budallaqe dhe Belindat tuaja hajdute!

Deputetët evropianë erdhën me triko të lidhura pas belit, me pantallona doku dhe me flokë të bardha! Juve nuk ju dihet fundi se ku i keni pasuritë! Merrini dhe ikni andej nga ishujt tuaj ku bëni ato mbledhjet e kobshme e ndani llokmat tuaja!

Të mallkuar!

Ju zënçin haqet e Shqipërisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco