Lajmi i fundit

LIVE - Numërimi i votave në Këshillin Kombëtar të PD

'Rama, fuck you', Protestuesit ndalin marshimin para Parlamentit: Ju erdhi fundi

22:07, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestuesit që prej 32 ditësh zhvillojnë tubime kundër qeverisë, kanë marshuar edhe këtë mbrëmje nga godina e Kryeministrisë drejt Parlamentit, duke vijuar protestën e tyre të përnatshme në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë marshimit, qytetarët hodhën thirrje si “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Rama, fuck you” dhe “Ju erdhi fundi”, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Protesta nisi para godinës së Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit mbajtën fjalime dhe shpalosën pankarta me mesazhe kundër qeverisë, përpara se të drejtoheshin drejt Parlamentit.

Kjo ishte dita e 32-të radhazi e protestave, ndërsa organizatorët ritheksuan se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Ata u bënë thirrje qytetarëve t’u bashkohen tubimeve të ardhshme deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco