Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 29-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

'Dorëheqeje'/ Nis protesta e 29-të kombëtare, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

'Dorëheqeje'/ Nis protesta e 29-të kombëtare, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

19:05, 28/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur protesta e 29-të kombëtare kundër qeverisë. Protestuesit janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku po zhvillojnë tubimin e tyre me kërkesa politike dhe sociale.

Qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit, si edhe shqiptarë të ardhur nga diaspora, i janë bashkuar protestës së sotme. Protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa pritet që protesta të vijojë me fjalime dhe reagime nga përfaqësuesit e saj.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco