‘Algoritmi i Ramës do e quajë 'fake', por pamjet flasin vetë’/ Bardhi denoncon dëmet mjedisore në Erzen

17:53, 28/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një video nga Gryka e Skoranës në lumin Erzen, ku pretendon se ndërtimi i një hidrocentrali ka shkaktuar dëme të rënda mjedisore dhe ka transformuar një nga zonat më të bukura natyrore pranë Tiranës.

Përmes VIDEO-s së postuar në Facebook, ai akuzon qeverinë se ka favorizuar interesa private në dëm të natyrës dhe kërkon një model tjetër qeverisjeje që vendos në qendër mbrojtjen e mjedisit.

Postimi i plotë:

EDHE KËTË ALGORITMI I RAMËS DO E NXJERRË FAKE! POR E VËRTETA NUK MBYTET ME PROPAGANDË!

Sot isha në Grykën e Skoranës, në rrjedhën e mesme të lumit Erzen, pranë Shpellës së Zezë dhe fshatit Pëllumbas. Është një nga perlat natyrore të Tiranës dhe një prej destinacioneve më të bukura të vendit. Fatkeqësisht, sot nuk mund të themi më se është një perlë e natyrës; duhet të themi se ishte.

Ndërtimi i një hidrocentrali në këtë zonë ka sjellë pasoja të rënda për ekosistemin dhe peizazhin. Në videon e realizuar sot duken qartë dëmet e shkaktuara nga ky investim privat, i cili është zhvilluar me leje nga qeveria.

Ajo që shohim nuk është një fatkeqësi natyrore. Është pasojë e një modeli qeverisës që, sipas meje, ka vendosur interesat e ngushta përpara mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe pasurive publike. Kur mungojnë përgjegjësia dhe transparenca, humbës janë gjithmonë qytetarët dhe natyra.

Pasuritë natyrore të Shqipërisë dhe destinacionet tona turistike nuk duhet të trajtohen si mall për t'u shfrytëzuar pa kriter. Ato duhet të mbrohen për brezat që do të vijnë.

Ka ardhur koha të ndryshojmë këtë model qeverisës dhe të kërkojmë një qeverisje që vendos në plan të parë interesin publik, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Rama në shitje, jo Shqipëria!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco