'Rama jepe dorëheqjen'/ Sot protesta e 29-të kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

'Rama jepe dorëheqjen'/ Sot protesta e 29-të kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

16:35, 28/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në Tiranë do të zhvillohet sot, të dielën, protesta e 29-të kombëtare kundër qeverisë, e organizuar nga qytetarë dhe aktivistë që kërkojnë largimin e qeverisë.

Pruestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe shqiptarëve të diasporës, t’i bashkohen tubimit, ndërsa pritet pjesëmarrja e shumë emigrantëve të ardhur nga vende të ndryshme.

Sipas njoftimit, grumbullimi i protestuesve do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës, pjesëmarrësit do të shprehin kërkesat e tyre, me fokus kryesor dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pruestuesit kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke i bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në tubim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco