Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 29-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

‘AI duhet t'i shërbejë njeriut, jo ta zëvendësojë atë’/ Dom Mark Pashkja analizon mesazhin e Papa Leonit XIV

18:41, 28/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në emisionin "Syri i Botës" në Syri TV, me moderatoren Dori Daka, Dom Mark Pashkja, meshtar i Kryedioqezës Metropolite Tiranë-Durrës dhe zëdhënës zyrtar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ndau këndvështrimin e Kishës Katolike mbi inteligjencën artificiale.

Duke iu referuar mesazheve të Papa Leonit XIV, ai e cilësoi AI një arritje të jashtëzakonshme të shkencës dhe teknologjisë, por theksoi se përdorimi i saj duhet të udhëhiqet gjithmonë nga etika, përgjegjësia dhe vendosja e njeriut në qendër të çdo zhvillimi teknologjik.

Intervista: 

Daka: Është një material aq interesant që të them të drejtën unë nuk e kam lexuar të gjithin sepse është masiv, por në pjesë të caktuara që kam lexuar kam kuptuar atë thellësinë e këtij materiali në lidhje me situatën në të cilën jetojmë, sigurisht të vendosjes së njerëzimit në sfidën e teknologjisë dhe madje shpeshherë kam gjetur dhe përgjigje për ato pikëpyetjet e mëdha me të cilat jam përballur, jo unë po dhe shumë të tjerë në këto tre vitet e fundit sidomos pikërisht në lidhje me këtë sfidë. Tani, pikë së pari, ju jeni i ri, jeni dhe njeri i medias, pra i përdorni gjerësisht rrjetet sociale, jeni në këtë epokën teknologjike pa të cilën ne tashmë nuk bëjmë dot. Cila është marrëdhënia juaj me teknologjinë, por edhe inteligjencën artificiale me gjithë këtë zhvillim të jashtëzakonshëm në të cilën kemi hyrë tashmë.

Dom Mark Pashkja: Ashtu siç e thatë edhe ju edhe unë personalisht po besoj të gjithë tashmë nuk kemi nga t'ia mbathim jemi të mos qenurit social, do të thotë jemi social, jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe të drejtpërdrejtë me teknologjinë, me rrjetet sociale, padiskutim edhe me atë që quhet AI apo inteligjenca artificiale. Personalisht sigurisht jam në kontakt edhe për mua ashtu siç thotë në fakt edhe enciklika e Papës Leoni XIV është një mjet i jashtëzakonshëm një ndihmesë e madhe për misionin tim, por besoj edhe për çdo punë i cili kërkon një farë mënyre një qasje me atë që është bota virtuale, bota sociale. Më mjafton për shembull që të marrim një shembull shumë të thjeshtë, shumë konkret, nëse ndoshta për një fjalë ose për interpretimin e një koncepti do të duhej dikur të hapnim fjalorë të tërë jo vetëm fjalorë gjuhësorë por edhe fjalorë enciklopedikë, filozofikë dhe teologjikë, të paktën kjo është ajo fusha që unë kam kontaktin e përditshëm, tani mjafton me një përdorim shumë të thjeshtë të aplikacionit dhe gjithçka jepet e qartë. Padiskutim kjo është një ndihmesë e jashtëzakonshme dhe është një ndihmë që bota teknologjike ia afron njeriut gjithmonë për të realizuar ato qëllimet e tij të mira edhe si formë instrumenti të jashtëzakonshëm të asaj mase pozitiv për punën e tij të përditshme.

Daka: Megjithatë ka edhe rreziqe po aq të jashtëzakonshme. Inteligjenca artificiale është thjesht një pjesë e teknologjisë, varet si përdoret, varet kush e përdor në të mirë apo në të keqe të kujt.

Dom Mark Pashkja: Patjetër, për inteligjencën artificiale vlen ai rregulli i vjetër klasik, besoj edhe i botës filozofike që është rregulli i etikës, se shpeshherë shumë ndoshta e harrojmë, por nëse i referohemi antikitetit ne e dimë që ndër instrumentat e para që njeriu shpiku në atë zhvillimin e tij në mijëvjeçarë më përpara kur filloi nëse mund të themi kështu atë procesin e tij të evolucionit, të të punimit edhe të daljes nga ajo bota e egërsisë ishin instrumentat e para që shërbenin praktikisht për sigurimin e ushqimit, të gjuetisë e të tjera me radhë. Nëse gjithkush që na ndjek i jepet rasti për të vizituar një muze të epokave të hershme të njerëzimit, sigurisht do të shohim që këto janë instrumentet e para. Por gjithmonë vlen ajo e vjetra që është e pranishme dhe te shumë autorë apo grekë të filozofisë greke që thika është e vërtetë që shërben për gjueti do të thotë shërben për të siguruar ushqimin, për të prerë ushqimin por nëse përdoret kundër vetvetes shërben edhe për të bërë vëtëvrasje. Edhe unë po bëj këtë shembull shumë bazik e shumë të kuptueshëm për t'i marrë njerëzit për të shpjeguar do të thotë edhe inteligjencën artificiale e cila sigurisht si çdo mjet ka edhe këto rreziqet kontekstuale nëse kemi, nëse bëjmë një përdorim jo të drejtë, jo të duhur të saj. E në fakt Leoni XIV në enciklikë gjithmonë, në këtë dokument gjithmonë e nis arsyetimin e tij duke evidentuar pozitivitetin që ka kjo arritje se në fund të ditës kemi të bëjmë me një arritje të teknologjisë, të shkencës nëse mund të shprehemi kështu. Edhe gjithmonë nuk duhet harruar dimensioni pozitiv nga rreziqet që pastaj liria njerëzore rrezikon t'i imponohet asaj.

Daka: Domethënë, kjo është enciklika e parë e Papës Leoni 14. Përse në këtë moment dhe përse çështja kryesore që shqyrtohet në këtë enciklikë është inteligjenca artificiale? Edhe diçka mbi domethënien e titullit, Magnifica Humanitas.

Dom Mark Pashkja: Në fakt kjo është në njëfarë mënyre një paralajmërim që Papa Leoni XIV e ka bërë që në momentin kur u shfaq si papë i ri i kishës katolike romake në loxhën e Shën Pjetrit. Pikërisht me marrjen e emrit si Leoni XIV, ai i parapriu një qasje dhe një ballafaqimi që kisha katolike dhe krishtërimi në përgjithësi do të kishte me zhvillimin e vetë teknologjike. Ai mori emrin Leoni XIV pikërisht në nder të Leonit XIII i cili në fund të viteve 1800 ishte qenë... ishte papa i parë i cili vendosi të përballej me zhvillimet e atëhershme teknologjike, me zhvillimet e atëhershme, revolucione të ndryshme industriale, ishte papa i parë që kërkoi të fliste për të drejtat e punëtorëve, ishte papa i parë i cili foli për rreziqet që kanoste edhe atëherë një zhvillim teknologjik në të cilin nuk vendosej njeriu në qendër të vëmendjes. Në enciklikën e atëhershme Rerum Novarum, Papa Leoni XIII ballafaqaqoi pikërisht këtë natyrë problematikash në raport me zhvillimet e atëhershme. Në shembullin e këtij pape, në një zhvillim dhe progres të jashtëzakonshëm teknologjik dhe po themi i botës së mediave, rrjeteve sociale dhe i softuerit nëse mund të themi kështu, Papa Leoni XIV zgjodhi të merrte emrin e tij, zgjodhi të merrte emrin Leon pikërisht në nder e në përkujtim të tij dhe në këtë moment, nuk ka pasur as më shumë se sa një vit nga papnia e tij, do të thotë nga instalimi i tij në pozicionin e Shën Pjetrit, atëherë ai zgjodhi që të publikonte këtë enciklikë e cila në njëfarë mënyre i jep përgjigje të gjitha këtyre çështjeve, të gjitha këtyre temave, përparësive por edhe rreziqeve që has një zhvillim i tillë teknologjik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco