Lajmi i fundit

LIVE- 'Rama jepe dorëheqjen', protesta në ditën e 26-të

Abilekaj: Me lejet që ka dhënë në jug, Rama po ndërton fabulat e korrupsionit e pastrimit të parave

21:18, 25/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Transformimi i Partisë Socialiste në një organizatë ku socialistët me kontribute janë zëvendësuar nga profile teknike, ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën e qeverisjes.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, analisti Enton Abilkeja u shpreh se sot kabineti qeveritar mbushet me emra që nuk kanë pasur asnjë lidhje të mëparshme me partinë.

Shqetësimi më i madh publik sot, theksoi Abilekaj, mbeten të ashtuquajturat "investime strategjike".

Por historia, shprehet gazetari, ka treguar se pas premtimeve të mëdha për zhvillim, fshihen skema të mirëfillta betonizimi.

Një strategji e ngjashme mashtrimi u përdor edhe për projektet madhore në Durrës, e njëjta praktikë po ashtu tha gazetari, rrezikon bregdetin e jugut.

Zoti Malaj mendoj që duhet të ndihet shumë keq për atë që thatë ju, se si Partia Socialiste është katandisur ashtu. Betejën e bëtë që kur  u ndanë më 2013-ën kur doli kandidat i pavarur dhe kjo nuk vihet në diskutim. Por të krahasosh Partinë Socialiste kur zoti Malaj ka qenë drejtues, eksponent po themi, me këtë Partinë Socialiste sot, sigurisht që s'ka asnjë ngjashmëri. Nuk besohet që mund të jetë e njëjta parti. Zoti Malaj ka qenë ministër i financash, ndërkohë që kandidatët dhe oponentët e tij brenda PS-së ishin shumë. Ishin shtatë ose tetë që pretendonin atë vend dhe e kundërshtonin dhe e diskutonin edhe në forumet e PS-së. Sot nuk ke asnjë ministër financash nga PS-ja. Ministri i financave nuk është socialist. Është marrë nga një njohuri teknike, i vënë aty që tani po integrohet në Partinë Socialiste. Pra, e kuptoni se çfarë thotë dallimi? Dallimi spikat në atë grup. Spikatet Zegjineja e Sara Mile,  që ndonjëri të pëlqente do të votonte atë, të tjerët as i njihnin.

Kështu që, megjithatë të kthehemi tek ajo që është më e rëndësishmja. Te protesta dhe te investimet. Mendoj që në shumicën absolute, është e vërtetë që shqiptarët nuk janë kundër investimeve. Të gjithë duan që të ketë investime të mëdha, serioze, të kompanive të huaja. Por, sigurisht që duhet të jenë transparente, të zbatojnë të gjitha rregullat dhe ligjet e Shqipërisë. Kjo nuk diskutohet. Të mos vihet dorë në asnjë pronë publike, të mos vihet asnjë pronë private e askujt. Të bëhet një garë, të njihen projektet dhe të merret dhe mendimi, se prandaj e detyron ligji bashkëbisedimin me qytetarët, fshatarët apo banorët e zonës, të cilëve u merret mendimi. Të gjitha këto etapa nuk janë respektuar. Pra nuk është respektuar ligji këtu në këtë rast. Nuk është problemi që a jemi ne kundër dikujt apo pro dikujt.

Kështu që për mua, prezenca e Kusnerit, në qoftë se do ishte si investitor, megjithëse Affinity Partners e ka mohuar që është investitor... Prezenca e Kushnerit do ishte shumë e mirë, do ishte garanci. Kështu që nuk ka asnjë problem. Por i vetmi problem është Edi Rama. Pse është Edi Rama? Ju kujtohet në vitin 2000, Edi Rama na shfaqet papritur te kinemaja Republika me Alban Xhillarin. Do prishej kinemaja Republika, po na jepte lajmin e mirë që kinemaja Republika, një nga tre kinematë që kishte e gjithë Tirana, do prishej.

Dhe në vend të saj do ndërtohej një pallat i cili në dy katet e para do kishte 20 salla kinemaje, që do plotësonte të gjitha nevojat e shqiptarëve për të shkuar në kinema e të tjera. Çfarë kemi sot? Kemi 20 salla call center. E mbani mend kur u bë ligji 'Simfonia' për kompaninë e Alabarit? Që na tha që këtu do bëhet porti më i madh në Ballkan...Ky është Edi Rama. Edi Rama është njeriu që gjithmonë ka ngritur një mashtrim për të bërë batërdinë. Edi Rama është ai njeri që me lejet që ka dhënë sot në jug, po ndërtohen të gjitha fabulat e korrupsionit, të betonit dhe të pastrimit të parave nëpër botë sot. Pra, mjafton të bësh një xhiro me dron në jugun e Shqipërisë dhe të thuash: ja çfarë ndodh me paratë e korrupsionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco