Protesta e sotme që ka hyrë në ditën e saj të 26-të pa ndërprerje, ka sjellë mesazhe të tjera kundër Edi Ramës, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij.
Në një mesazh të fortë drejtuar Edi Ramës dhe situatës politike në vend, një emigrant shqiptar ka mbajtur një qëndrim të ashpër nga protesta, duke artikuluar pakënaqësinë e tij dhe të pjesëmarrësve ndaj qeverisjes aktuale, ndërsa ka bërë thirrje për mobilizim të gjerë qytetar brenda dhe jashtë vendit.
Fjala e emigrantit:
Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët, si për ju, për emigrantët, çdo individ, çdo shqiptar që mbi të gjitha, mbi partitë, vendos atdheun.
Mirënjohje për të gjithë ju! Sot jemi në ditën e 26-të të qëndresës sonë të papushim. Ti Edi Rama, ti delirant në krye të shtetit, ke arritur të thuash publikisht popullit, popullit tënd, 'fuck you'.
Ai njeri në shenjë jorespekti të të gjithë nënave, vajzave, motrave, të mos ta themi shqip, po t'ja themi anglisht në kor: Edi Rama!
Turma: Fuck you!
Edi Rama!
Turma: Fuck you!
Edi Rama!
Turma: Fuck you!
Ky është zëri i këtij populli! Ky është zëri i këtij populli, që me zemëratën që ka krijuar brenda vetes së tij, ka dalë në shesh sepse ti i shite, ti i tradhtove, ti i manipulove, ti i nxore këta njerëz këtu me një qëndresë të pathyeshme.
Prandaj ne jemi këtu për të përcjellë mesazhin më të bukur paqësor, që ti do të rrëzohesh dhe me paqen e këtyre njerëzve. Ti do të marrësh fund nga paqja e këtij populli. Ne jemi gen arbëror, neve nuk e njohim tradhtinë, ne nuk e njohim pabesinë, po ne kemi në gen qëndresën, revoltën, që ty do të rrëzojmë!
Si emigrant, në mbështetjen tuaj, dua të përcjell dhe një mesazh për të gjithë emigrantët kudo që ndodhen: Gjithsecili e ka mundësinë në këtë kohë të jetë krahu juaj në mbështetjen tuaj këtu në qëndresë.
Mjaft më me tastierat e Facebook-ut e të rrjeteve sociale! Sot ky popull ka nevojë për ne këtu. Prandaj thirrja i drejtohet drejtpërdrejt, të jemi këtu me ju. Edhe një mesazh të fundit për bashkëqytetarët e mi nga Tepelena apo nga Labëria: Ju lutem shumë, kjo është situata më kritike që atdheu ynë rrethohet.
Dikur ata burrat e parë merrnin armët dhe luftonin pushtuesin. Po sot pushtuesin e kemi të brendshëm. Jemi të pushtuar nga këta politikanë që na nxjerrin në rrugë. Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve të jemi këtu, në mbështetje të shqiptarëve, për Shqipërinë, për shqiptarët.
Shumë faleminderit!
© SYRI.net