'Rama jepe dorëheqjen!' Marshimi protestë ndalet edhe para parlamentit! 'Nesër më shumë' para kryeministrisë

22:53, 23/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për 24 ditë me rradhë qytetarët kanë vazhduar protestën për largimin e qeverisë socialiste dhe kryeministrit Rama.

Grupi koordinues i protestës ka deklaruar se do të përsërisë çdo ditë kerkesat e kësaj proteste deri në realizimin e tyre pavaresisht propagandës dhe presioneve të shefit të qeverisë.

Teksa kryeministri provokoi në rrjetet sociale me postimin e fotos së një prej protestuesve që qëndronte i vetëm para godinës së qeverisë duke thënë se ai ishte miku I tij, pikërisht ky qytetar I është kundërpërgjigjur duke deklaruar se nuk mund të jetë miku I dikujt që ka shkatërruar dhe shpopulluar Shqipërinë.

Pas më shumë se 2 orësh, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në kryeqytete me thirrjet kundër qeverisë socialiste. Dhe në orën 22:30 ata kanë para parlamentit. 

Më pas marshimi ka vijuar drejt kryeministrisë me thirrjet 'Rama jepe dorëheqjen', dhe 'Nesër më shumë'  

Protestuesit gjithashtu kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë korrupsionin, ndërsa kërkojnë që Rama të përgjigjet para drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco