Protesta e 18-të/ Pankartat ‘pikante’ për Ramën: 5 mijë euro kushtojnë dy c*ca, ti jep me 1 euro m² e tokës

Protesta e 18-të/ Pankartat ‘pikante’ për Ramën: 5 mijë euro kushtojnë dy c*ca, ti jep me 1 euro m² e tokës

22:41, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përveç thirrjeve dhe fjalimeve, protesta e zhvilluar në Tiranë u shoqërua edhe nga një numër i madh pankartash me mesazhe kritike ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët zgjodhën të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes parullave që trajtonin tema të ndryshme, nga korrupsioni dhe pronat publike deri te mbrojtja e natyrës dhe aktivizmi qytetar. Mes pankartave që tërhoqën vëmendjen ishte ajo me mbishkrimin: “Shqipërinë e mori Rama, i vu zjarr. Shqiptar mos rri, por duku shqiptar”.

Një tjetër mesazh vinte theksin te mbrojtja e mjedisit, ku shkruhej: “Një komb që shet natyrën, shet të ardhmen”, ndërsa një pankartë tjetër i drejtohej brezit të lëvizjes studentore të viteve ’90 me thirrjen: “Studentë të Dhjetorit, Shqipëria ka nevojë përsëri për zërin tuaj”.

Në protestë nuk munguan as mesazhet që bënin thirrje për unitet. “Kur jemi të bashkuar, bëhemi më të fortë. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, lexohej në një prej pankartave të mbajtura nga protestuesit.

Ndërkohë, një nga parullat më ironike të protestës ishte ajo drejtuar kryeministrit Rama, ku shkruhej: “5 mijë euro kushtojnë dy cica, ti jep me 1 euro m² e tokës”.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit paralajmëruan se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke përsëritur sloganin: “Nesër më shumë!”.

Disa prej pankartave: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco