Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 18-të, qytetarët vijojnë marshimin nëpër Tiranë

U thirr në polici, Kujtimi: Presion ndaj qytetarëve por ne nuk tërhiqemi, jep dorëheqjen sa të mos jetë vonë

21:15, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktivisiti Aurel Kujtimi ka deklaruar gjatë protestës së 18-të të qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama se është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në Tiranë rreth tre orë para fjalimit të tij, ku është marrë në pyetje lidhur me pjesëmarrjen në protestë.

Ai e ka cilësuar këtë veprim si një formë presioni ndaj protestuesve dhe qytetarëve, ndërsa theksoi se ndaj pjesëmarrësve në protesta po nisin procedime penale. Pavarësisht kësaj, Kujtimi u shpreh se protestuesit nuk do të tërhiqen nga tubimet dhe se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Sipas tij, mesazhi ndaj qeverisë është i qartë: pavarësisht procedimeve dhe presioneve, lëvizja do të vazhdojë në rrugë deri në largimin e Ramë dhe kësaj qeverie nga pushteti.

Fjala e tij:

Përshëndetje shqiptarë, populli më i bukur dhe patriot. Unë quhem Aurel Kujtimi. Para tre orësh isha në komisariatin e policisë së Tiranës, tek rajoni numër dy, për të dhënë deklaratë pse kam dalë në protestë. Po kush nuk e di pse dilet në protestë? Për të rrëzuar këtë kriminelin që kemi këtu mbrapa. Ata kanë nisur procedime për motrat dhe vëllezërit tanë, për bijtë tuaj. Por, pavarësisht presioneve, sigurisht ne do të jemi në shesh. Dhjetë procedime, njëqind, derisa të shporrim atë dhe gjithë bandën kriminale që kemi rreth e rrotull.

Ne do të jemi në shesh, ditë e natë; le të na arrestojnë, ne nuk do të ndalemi derisa të shkosh ti në burg, bashkë me ata që ke shitur Shqipërinë dhe me ato miliona euro që ke vjedhur. Kujdes! Jo me popullin shqiptar, se populli shqiptar e ka treguar se kush është. Nëse nuk jep dorëheqjen, populli shqiptar do ta japë dorëheqjen ty, duke të marrë nga kryeministria. Rroftë populli shqiptar! Nesër do të jemi më shumë, sa të mos jetë vonë. Shqipëria është e shqiptarëve. Vdekje tradhtarëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco