Lajmi i fundit

PLUG/ IGLI TARE - JOANA BUSHI sfidojnë SPAK për Belën

VIDEO/ Pensionisti: Ne kemi 100 mijë lekë pension, kurse ky plehra këtu i harxhon për një vakt darke...

20:18, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta qytetare vazhdon në ditën e saj të 18, dhe në shesh ndodhen mijëra qytetarë të cilët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Një prej folësve ishte dhe një i moshuar, i cili akuzoi qeverinë se i ka braktisur, ndërsa ata jetojnë me pension 100 mijë lekë në muaj, kaq lek qeveritarët i harxhojnë në një vakt darke, apo më shumë.

‘Mirëmbrëma rinia e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë!

Mirë se ju gjej në këtë shesh. Është kënaqësi e veçantë me qenë mes jush.

Faleminderit që keni ardhë të gjithë.

Edhe ne si më të moshuar pak, jemi përpjekur që t'ju ndjekim nga pas dhe t'ju mbështesim.

Unë flas në emër të pensionistëve.

Besoj se do më mirëkuptojnë. Për atë shtresë që ka vuajtur si në atë regjim edhe në këtë regjim.

Ka 35 vjet që këta vetëm mashtrojnë, vetëm vjedhin, vetëm korruptojnë njerëz të ndryshëm, duke filluar nga Amerika e deri në fund të botës.

S'kanë lënë gjë pa korruptuar e pa kompromentuar.

Pensionistët në radhë të parë po vuajnë për bukën e gojës.

Një pjesë e mirë, jo pak po një pjesë e mirë, që nuk marrin më shumë se 100 mijë lekë të vjetra në muaj.

Për ku do t'i përdorin ata 100 mijë lekë?

Do i përdorin për ilaçe, për qira shtëpie, për ujë, për drita apo për çfarë? Kurse këta plehrat këtu, ky harxhon për një natë, për një vakt, ato lekë. E mos më shumë’, u shpreh i moshuari në protestën qytetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco