Berisha: Rama e ka politikë shpopullimin! I përshëndes ata që i çuan shtratin bosh te dera e kryeministrisë

12:47, 13/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se e ka politikë të tij, shpopullimin.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në platformat sociale, Berisha tha se logjika e vetme e Ramës, është se si të shumëfishojë miliardat e veta.

Një përshëndetje të veçantë Berisha pati dhe për ata protestues, që dërguan në bulevard shtratin bosh  të dera e kryeministrisë, që sipas liderit të opozitës, është një simbolikë mjaft domethënëse.

‘Vetëm në hapësirën e BE kanë emigruar gjatë 10 viteve 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Pra, 1 milion e 99 mijë shtretër nuk janë më, janë bosh’, theksoi kryedemokrati.

Bashkëbisedimi:

Xheni Kodra: Zoti Berisha, Politico e Brukselit sapo ka botuar një shkrim ku Rama thotë se janë më të rëndësishëm investitorët e huaj se shqiptarët. Cili është komenti juaj?

Sali Berisha: Në fakt nuk e kam lexuar, por kjo është një gjë e tmerrshme.

Kjo është logjika e atij që do të shumëfishojë me çdo kusht miliardat e veta.

Por një Shqipëri pa shqiptarë do ishte akti më i madh i tradhtisë kombëtare të të gjitha kohërave.

Dhe e vërteta është se unë e kam thënë me dhjetëra herë se platforma e Edi Ramës në Shqipëri ngjan me atë të Vaso Çubrilloviçit në Serbi.

Mund t’u jap me dhjetëra shembuj.

Mund të imagjinoni ju që në kulmin e rritjes së çmimit të naftës u heq fermerëve subvencionet, për t’ua lënë tokat djerrë, për t’i detyruar që të ikin dhe të shkojnë të punojnë tokat e tjerave.

Ky shpopullimin e ka politikë.

I përshëndes ata që i çuan shtratin bosh tek dera e kryeministrisë sepse janë miliona shtretër bosh të lënë gjatë këtyre 10 viteve.

Vetëm në hapësirën e BE kanë emigruar gjatë 10 viteve 1 milion e 99 mijë shqiptarë.

Pra, 1 milion e 99 mijë shtretër nuk janë më, janë bosh.

Dhe të deklarosh një gjë të tillë është një urrejtje e pakufishme dhe çmenduri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco