Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë

12:46, 13/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet e tij sociale, u ndal te protestat që po zhvillohen prej disa ditësh në vend dhe që sipas tij përfaqësojnë një lëvizje qytetare me rëndësi të veçantë. Ai theksoi se çdo demokrat, por edhe çdo qytetar që kundërshton qeverinë aktuale, duhet të jetë pjesë e këtyre protestave.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi pjesëmarrjen e demokratëve dhe sloganet kundër Partisë Demokratike, Berisha i cilësoi protestat si “më qytetaret” dhe jashtë strukturave partiake, duke theksuar se ato udhëhiqen nga një frymë e gjerë qytetare dhe jo politike. Sipas tij, në to marrin pjesë dhjetëra mijëra qytetarë që kërkojnë ndryshim dhe dorëheqjen e qeverisë.

Berisha u ndal edhe te sloganet kundër opozitës, duke deklaruar se qytetarët janë të lirë të shprehen, por duke shtuar se ata që përpiqen të manipulojnë protestën janë “vegla të qeverisë” dhe “opozitë e opozitës”. Ai bëri thirrje që këto zëra të injorohen dhe protestës t’i jepet mbështetje e plotë, duke e cilësuar atë si një nga lëvizjet më qytetare që nga viti 1990 e deri më sot.

Arif Bakameni: Doktor, protesta sot shënon ditën e 14 të saj. Mendoni se duhet të marrin pjesë demokratët kur dëgjojnë thirrje kundër PD? Ne kemi 13 vjet rrugëve dhe nuk e kuptoj këtë logjikë proteste. Dakord, shënjestrohet Rama. Mos ka një tentativë për të kapur protestën nga vetë Rama apo veglat e tij?

Sali Berisha:

Të falënderoj për pyetjen, mendoj se lutja, këshilla, kërkesa ime është: çdo demokrate e demokrat vendin e ka në atë protestë.

Është protesta më qytetare.

Dhe Arif, në qoftë se themi se është protesta më qytetare, do të thotë që është protestë jashtë partive politike.

Po mirë mund të më thuash çfarë mund të ndodhë?

Po, është fibra qytetare, është përgjegjësia qytetare, janë dhjetëra mijëra dhe herë herë qindra mijëra qytetarë që ngrihen në lartësinë e përgjegjësinë që kanë ndaj vendit dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Tani, për sa u përket sloganeve kundër nesh, janë absolutisht vepër... më fal, qytetarët janë të lirë të thonë çdo slogan që duan, por ata që përpiqen t’i manipulojnë, ata janë mjeranë, ata janë mjeranë, janë opozitë e opozitës, vegël e qeverisë.

Injorojini dhe mos keni asnjë impresion nga ato slogane.

Nuk duhet miku im që gjethet të na pengojnë për të parë trungun e mrekullueshëm.

Të bëjmë gjithçka që kjo lëvizje të triumfojë.

Është lëvizja më qytetare që kemi pasur ndonjëherë nga viti 1990 gjer sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco