Marshim kilometrik proteste vijon edhe tek Astiri! Lumë njerëzish në ditën e 12-të të protestës kundër Edi Ramës

22:31, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një marshimi kilometrik ngjan protesta sot kundër qeverisjes së Edi Ramës. Marshimi vijon në rrugët kryesore të Tiranës.

Tashmë protestuesit kanë marshuar nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ drejt Laprakës për të vijuar drejt Astirit, më pas drejt Rrugës së Kavajës për në destinacionin final kthimi para godinës së kryeministrisë.

E gjithë protesta është tepër qytetare dhe nuk ka asnjë incident.

Duhet veçuar entuziazmi i pandërprerë I pjesëmarrësve të cilët janë kryesisht të rinj.

Nuk ndalojnë thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen!’  'Revolucion!'.

Protesta nis në orën 18:00 dhe vijon ended he tani ora 22:30 minuta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco