Lajmi i fundit

LIVE - TASK FORCE/ SHBA heq non grata për Sali Berishën

Skandal/ Rreshteri i Ramës, Taulant Balla tenton t’i ndërhyjë agjencisë Reuters

16:54, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla pranoi me gojën e tij në parlament atë që në çdo vend të botës do të konsiderohej një skandal, kërkesë për t'iu imponuar gjigantit mediatik, agjencisë Reuters për transmetimin protestës së të rinjve në Tiranë. Balla tha se i kishte kërkuar drejtuesit të Reuters për Ballkanin që të lëvizte kamerën gjatë protestës, pasi siç dukej nuk i kishte pëlqyer ajo që shihte në ekran.

Fakti që Balla, guxon t'i imponohet një prej agjencive më të mëdha në botë është shprehje jo vetëm e arrogancës së pushtetit por edhe e shqetësimit që protesta ka krijuar në radhët e qeverisë.

Prej 11 ditësh Shqipëria ka marrë vëmëndjen e mediave më të mëdha botërore ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë, kryesisht të rinj janë derdhur në rrugë për atë që nisi si kundërshtim të dhunës në Zvërnec, por u shndërrua shpejt në një revoltë kundër qeverisë.

Pikërisht për këto arsye, pasi i kanë mbyllur gojën televizioneve vendase, socialistët tashmë janë të irrituar me transmetimet e panumërta të protestës në mediat më prestigjioze të botës ndaj dhe Balla, si rreshter i Ramës pranon të keqpërdoret duke u përpjekur t'i imponohet Reuters.

Fakti që Balla, guxon t'i imponohet një prej agjencive më të mëdha në botë është shprehje jo vetëm e arrogancës së pushtetit por edhe e frikës që protesta ka krijuar në radhët e qeverisë dhe socialistëve.

Për Ballën reagimi i sotëm nuk është i vetmi reagim skandaloz por vijim i reagimeve të tilla skandole që nisën që kur Reuters nisi të ndjekë protestën.

Fillimisht sulmoi s grupin e xhirimit të Reuters duke i quajtur si serbë, e më pas pse transmetojnë live protestën e mijëra shqiptarëve që prej 12 ditësh thërrasin në kor: 'Rama jepe dorëheqjen!'

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco