Me VIDEO: 5 vite propagandë me ‘non grata’ dhe urdhri politik i Ramës për SPAK...

14:35, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot është bërë publik fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr sanksionet për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Ndërkohë që vete lideri i opozitës shqiptarë që në krye të herës e ka cilësuar këtë një sanksionim korruptiv Rama dhe Soros.

“Megjithëkëtë unë them këtu se cilido që do të paraqesë një fakt një provë më të vogël kundër Sali Berishës…” tha kreu demokrat para 4 vjetësh në Kuvendin Kombëtar të PD me 30 prill 2022, duke premtuar betejën e tij për të sqaruar çdo zhvillimi në lidhje me këtë lobim korruptiv dhe mafioz.

Vlen të kujtohet këtu edhe këmbëngulja e ambasadores së “Barit” larguar tashmë nga DASH, Yuri Kim, e cila bashkë më Ramën dhe me mbështetjen e hapur të ish kreut të PD, Lulzim Basha, nuk i ndalën për asnjë moment luftën e tyre për të mposhtur të vërtetën që Sali Berisha e tregonte përditë.

Në pamjet e mëposhtme duket qartë edhe urdhri i Ramës për SPAK që të niste hetime dhe përndjekjen politike ndaj Sali Berishës.

Shikoni VIDEON:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco